Agim Aliu: Bashkimi i Qytetit ndodhi, gëzuar Ferizaj!

Magjepsës dhe krejt i ri është  tashmë trupi i qendrës së Ferizajt. Asgjë nuk na ndal kur jemi bashkë e të vendosur. Guximi, vizioni, dija dhe këmbëngulja, triumfoi që sot të shkëlqej kjo kryevepër infrastrukturore.

Me nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që sot përuruam, i thamë përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha, duke i dhënë mundësi ekonomisë në këtë zonë, lëvizshmërisë së lirë të qytetarëve të çdo moshe e patjetër një identiteti që krijon kjo vepër madhështore në zemrën e Ferizajt.

Dua nga zemra t’i themi të gjithëve, që vendosën qoftë edhe një gozhdë në këtë projekt, që thanë një fjalë në krahun e paskaj të mbështetjes qytetare, duarartëve që kthyen ëndrrën në realitet, FALEMINDERIT!

Ta gëzojnë ferizajasit e sotëm dhe ata që do të vijnë pas nesh, ta shijojmë të bukurën e perfeksionin infrastrukturor në damarët e zemrës së qytetit.

Urime  Ferizaj – Bashkimi i Qytetit – kjo vepër që trashëgim po ia lëmë brezave!

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Partitë opozitare pranojnë ftesën e Konjufcës, por do të përfaqësohen nga nivele të ulëta drejtuesish

Partitë opozitare kanë pranuar ftesën e ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për një takim me …