Agim Aliu: Duhet të ndryshojë tradita e mos-konsultimit të ministrive përkatëse me kryetarët e komunave si dhe qasja ndërkomunikuese

Asociacioni i Komunave të Kosovës  gjatë takimit të kryetarëve të komunave me kryeministrin, Albin Kurti kanë biseduar për sfidat që kanë në mënyre që të marrin adresimin e duhur. Kryetari i AKK-së dhe i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fjalimin e tij tha se kryetarët e komunave kanë bindjen se duhet të ndryshojë tradita e mos-konsultimit si dhe qasja komunikuese, duke investuar në një raport komunikimi cilësor nga ana e Ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me  propozimet për ndryshime apo miratime të nismave të ndryshme legjislative, të cilat afektojnë drejtpërdrejt pushtetin lokal. Ai ka thënë se e tillë ishte edhe qasja lidhur me  Ligjin për Vetëqeverisjen Lokal si dhe për procesin e amendamentimit të Ligjit për Tatimin në Pronë, për të cilën kryetarët e Komunave, u përjashtuan nga konsultimi dhe  vendimmarrja e përbashkët, kur mirëfilli dihet se ky ligj në gjendjen aktuale, dëmton në vlera milionëshe buxhetin e komunave, duke cenuar kështu edhe autonominë financiare të komunave e në këtë kuptim edhe përgjegjësitë komunale, duke derivuar të hyra më të pakta për komunat, zvogëlim të mundësisë për zhvillim të projekteve që bazë financimi kanë këtë burim”, ka thënë mes tjerash kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …