Agim Aliu po synon për mandatin e dytë nga PDK në Ferizaj por pa bërë koalicione me paritë e tjera politike

Agim Aliu mbyll vitin e parë të qeverisjes me 100 milionë euro investime dhe mbi 80% të premtimeve të realizuara

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur takimin e dytë me qytetarë të Ferizajt, për t’i njoftuar sukseset dhe sfidat me të cilat është ballafaquar qeverisja lokale në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, përkatësisht raportin e të arriturave përgjatë gjithë vitit të parë të qeverisjes lokale. Në frymën e llogaridhënies dhe kulturës së raportimit para qytetarëve, në fjalën e tij para qytetarëve, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo qeveri është një qeveri sa dinamike, po kaq energji plote në jetësimin e platformës qeverisëse. Madje, ai theksoi se gjatë kësaj periudhe qeverisëse, është gjendur në situata mjaft sfiduese në shumë sektorë komunal. Për këtë theksoi se i është ofruar mbështetje si kurrë me parë nga niveli qendror në projekte e investime të shumta, të cilat kapin vlerën e 100 milionë eurove, të sjella vetëm në një vit të qeverisjes së tij. Ndër projektet dhe vendimet më madhore të cilat nisën rrugën e realizimit gjatë këtij mandati qeverisës janë projekti transformues urban “Bashkimi i Qytetit”, nënkalimet në Nikadin, Varosh dhe afër Plus Market, fillimi i ndërtimit të Spitalit të Ri Rajonal në Ferizaj, zgjidhja dhe fillimi i realizimit të projektit për Varrezat e Reja të Qytetit, themelimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, fillimi i ndërtimit të Kolektorit Verior për Trajtimin e Ujërave të Zeza, impianti i trajtimit të ujërave të zeza, themelimi i Muzeut të Kujtesës, buxhetimi i Pishinës Gjysmë-olimpike, fushave të tenisit, Qendrës Multifunksionale (Pallatit të Kulturës), asfaltimi i 40 kilometrave rrugë, mbyllja e mbi 50 bastoreve dhe kazinove si dhe konfiskimi i mbi 10 ton të produkteve dhe nënprodukteve të mishit dhe të tjera, ulja e tatimit në pronë për 10% nga baza tatimore, rritja prej 37% e të hyrave vetanake dhe shumë vendime të tjera e projekte të realizuara gjatë gjithë vitit të parë të qeverisjes Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …