TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhembje e pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të Kombit, Gëzim Sahiti, nënës Mane Sahiti.
Lamtumira me prindërit e Dëshmorëve të Kombit është gjithmonë plot mërzi, pikëlluese, ngaqë janë ata që Kosovës i falën bijtë e bijat e tyre, janë ata që edukuan brezin e dalzotësve të Kosovës, janë ata që lirisë së Kosovës i falën bijtë e bijat e tyre.
Nëna Mane, ishte një nga ato, heroike me qëndresën e saj, e pamposhtuar e krenare për veprën lavdiplote të të birit, Dëshmorit të Kombit, Gëzim Sahiti.
Ngushëllime të sinqerta familjes Sahiti, bashkëluftëtarëve të të birit të saj, miqve e të njohurve të familjes!
Qoftë i parajsës shpirti i saj fisnik!