Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka paraqitur rezultatet e punës së tij për 100 ditë të qeverisjes. Gjatë një konferencë për medie ka thënë komuna e Ferizajt është e para nga tri komunat me gjendjen më të rëndë financiare në Republikën e Kosovës. Ai ka bërë me dije se për këto 100 ditë të qeverisjes së tij ka arritur të menaxhojë një krizë të jashtëzakonshme financiare. “I siguroj qytetarët e Ferizajt se të gjitha kapacitetet tona dhe ekspertët më të mirë janë vënë në veprim për të parandaluar fiaskon financiare që rrezikon komuna e Ferizajt nga borxhet dhe përmbaruesit privat. Pavarësisht kësaj, kryetari Aliu ka thënë se është i vendosur ta çojë përpara vizionin dhe modelin e qeverisjes së mirë. “Ferizaj pas traumës së pësuar nga ish-pushteti ka hapur kapitullin e stabilitetit, punës dhe dinamikës së re, përkushtimit maksimal për realizimin e platformës sonë qeverisëse, për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Aliu.