Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Agim Bahtiri, milioneri i Mitrovicës, merr rreth 350 mijë euro paga vjetore me familjen e tij, aq sa marrin 2000 veteranë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes.
Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro.
Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar.
Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik  dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës.
Agim Bahtiri është vetëm njëri nga kapitalistët më zë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet me premtime për program social dhe luftimin e oligarkëve, por sikur po shihet nuk po i lufton ata   nga radhët e veta dhe as pritet të marrë guxim për hetimin e ndonjërit prej tyre, sepse do të kishte konflikt të interesit politik brenda radhëve të sojit të vet.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo më saktë 8 milionë e 43 mijë euro.
Pasuri të paluajtshme Bahtiri ka raportuar katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh.

Kurse pasuria e tij e paluajtshme që ka vlerën më të madhe është një tokë bujqësore e trashëguar nga babai me vlerë prej 6 milionë e 200 mijë eurosh.

Bahtiri posedon edhe një veturë të tipit Audi Q7 të blerë para dy vitesh me çmim 10 mijë euro.

Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka një kredi prej 450 mijë euro për blerje të shtëpisë. 

Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga kompania e kërpudhave “Green Mushroom Farm” në Holandë prej 336 mijë euro. ( Veriu info)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …