Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë një tubimi në Mitrovicë, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu shpjeguan qytetarëve se pse duhet të protestojnë me 29 shtator. Bahtiri ka thënë se Mitrovica i ka vuajtur më së shumti pasojat e ndarjes kështu që nuk duhet të pranojnë ndarje të re e cila sipas tij po fshihet prapa ideve të dëmshme të kryetarit Thaçi.:Në tubimin mobilizues të organizuar në Mitrovicë së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, iu shpjeguam qytetarëve arsyen pse duhet protestuar më 29 shtator, sepse një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu. Mitrovica më së shumti i ka vuajtur pasojat e ndarjes, andaj nuk mund të pranojmë ndarje të re, e cila po fshihet prapa ideve të dëmshme të presidentit Thaçi. Të gjithë, e veçanërisht mitrovicasit, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore më 29 shtator.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …