Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë se muri-ndarës i ngritur në Mitrovicë të veriut,për autoritetet zyrtare në Prishtinë, është ilegal dhe ndarës dhe pritet të rrënohet në muajin shkurt. Për këtë çështje, ai ka treguar se është duke biseduar me zyrtarë të Bashkimit Evropian, por edhe me autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Bahtiri ka thënë se me ndihmën e BE-së ky mur do të rrënohet në paqe. Kam kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që ta bëjë një gjë të tillë, për arsye se është në interesin e tyre, por edhe në interesin e përgjithshëm që një herë e përgjithmonë të lirohet qyteti, të lirohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mos të sinjalizojmë barrikada por të sinjalizojmë paqe”, ka deklaruar Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …