Ish-shefi i Shtabit të UÇK-TMK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Agim Çeku, ka bërë me dije se kjo parti mbështet fuqishëm avancimin e FSK-së në forcë ushtarake. Në një konferencë për medie, ai ka thënë se partia më e madhe në vend çdoherë i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë edhe në të ardhmen iniciativat që çojnë drejt fuqizimit të shtetit të Kosovës. Kjo parti i jep mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë nismës së kryetarit të Republikës së Kosovës për ndryshimin e rolit, misionit, detyrave dhe organizimit të FSK-së nga një forcë e sigurisë në një forcë ushtarake dhe forcë mbrojtëse të vendit”, ka thënë Agim Çeku, ish shef i SHP të UÇK-së.
