Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se nuk ka nevojë për riverifikim të listave, megjithëse pranon se është befasuar me numrin e madh të atyre që kanë aplikuar. Ai ka pranuar si shqetësues faktin që aq shumë veteranë janë të papunë, dhe kërkon që kjo të shikohet dhe vërtetohet mirë. “Nuk duhet riverifikim të listave, komandantët e kanë vlerësuar dhe kanë deklaruar se janë ata numra dhe ashtu duhet mbesin. Unë nuk e kam pritur një numër të tillë, mund të ketë raste që kanë keqpërdorur por ato duhet të hetohen dhe si raste të mbyllura, jo listat komplet”, ka thënë Çeku për “lajmi.net”. Sa u përket pensioneve të tyre, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë këtë çështje, dhe duhet verifikuar ata që tashmë kanë pensione nëse me të vërtetë nuk punojnë. “Më ka habitur fakti që ka aq shumë të papunë, por kjo duhet shikohet mirë nëse me të vërtetë është ashtu”, ka deklaruar Çeku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …