Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Agim Çeku: Votuesit kërkojnë që PDK-ja të ringjallet, të rikthehet sa më e fortë dhe ta mbrojë kauzën në Gjykatën Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar me arrestimin e dy udhëheqësve të saj, që po mbahen  në Hagë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Kjo ka shtuar   një përpjekje e votuesve të kësaj partie për rikthim sa më të fortë, në mënyrë që  të mbrojnë trashëgiminë e tyre, vet shtetin e Kosovës. Votuesit e PDK-së, kërkojnë që ajo të ringjallet, të rikthehet dhe sa më e fortë të jetë e mundur dhe të mbrojmë kauzën tonë edhe në Gjykatën Speciale edhe trashëgiminë tonë të luftës tonë çlirimtare, që është shteti në radhë të parë. Unë mendoj që do të rikthehet PDK-ja, ka thënë mes tjerash, Agim Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …