Duke i komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të LDK-së, të Lutfi Hazirit dhe të Vjosa Osmanit për qëndrime të ndryshme lidhur me shkëmbimin e territoreve, Agim Gashi, zyrtar i LDK-së, sot në një konferencë për media ka thënë se nuk ka përçarje në LDK. Gjithçka rreth debatit Haziri – Osmani, sipas tij, janë çështje individuale. Nuk ka përçarje brenda LDK-së. në asnjë nivel institucional të LDK-së, qoftë në nivel dege, qoftë në nivel të strukturuarve qendrore të partisë, nuk ka asnjë përçarje. Mund të ketë mendime të ndryshme rreth temave të ndryshme, por përçarje nuk ka. Dhe çështjet individuale nuk mund të reflektohen në nivel partiak”, theksoi Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …