Agim Kuleta: Vizita e Kryetarit të UBSHGJ në disa kompani, fushatë për identifikimin e kërkesave dhe sfidave të Bizneseve në Kosovë

UDHËHEQËSIT E UNIONIT VIZITOJNË ANËTARËT “AGIMI COMPANY”, “RELUX” DHE “TIKI”
Kryetari i Degës së UBSHGJ në Kosovë, z.Shkëlzen Jusaj, ka filluar fushatën për bashkëbisedim me anëtarët e Unionit në Kosovë, në funksion të identifikimit të ideve, kërkesave dhe çështjeve që këto kompani konsiderojnë se duhet të adresohen nga Unioni apo institucionet shtetërore, në funksion të zhvillimit të tyre dhe ekonomisë së vendit. Në kuadër të kësaj fushate, janë zhvilluar vizita në tri kompani anëtare: “Agimi Company”, “Relux” dhe “Tiki”. Ekipi i udhëhequr nga kryetari i UBSHGJ, Nazmi Viqa, përbëhej nga Bekim Brestovci (Drejtor Ekzekutiv i UBSHGJ), Shkelzen Jusaj (Kryetar i Degës në Kosovë), dhe Agim Kuleta (Drejtor i Zyrës së UBSHGJ në Kosovë).
Në këto takime u ngritën disa çështje të rëndësishme si: nevoja për hapësira të ofruara nga ana e shtetit për shfrytëzim, në funksion të rritjes së kapaciteteve prodhuese; mundësia për investim të përbashkët të anëtarëve të Unionit në projekte të caktuara në Kosovë; organizimi i aktiviteteve për bashkëpunim midis anëtarëve që operojnë në Kosovë dhe atyre që operojnë në Gjermani, në funksion të rritjes së eksporteve; si dhe çështje të tjera që lidhen me sfidat dhe potencialin për zhvillim të kompanive dhe ekonomisë së vendit.
Fushata do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme, duke e zgjeruar bashkëbisedimin individual me të gjitha kompanitë anëtare të UBSHGJ, me qëllim që të kemi një pasqyrë sa më të qartë dhe gjithëpërfshirëse të nevojave të bizneseve në vend.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …