Agim Musliu, drejtori i Institutit “Octopus,” ngrit dyshimet se Serbia po furnizohet me dronë nga Irani

Agim Musliu ka shpërndarë një postim duke pretenduar se një avion i lidhur me kompaninë “Pouya Air”, e cila është e përdorur nga Garda Revolucionare Islamike Iraniane, është parë lart në ajër në Turqi, dhe spekulohet se destinacioni i tij është Beogradi, Serbia.  Musliu shpreh dyshime në postim duke komentuar se “Çfarë është kjo, a po blenë vërtetë Serbia dronë nga Irani?” Përveç kësaj, Instituti “Octopus” ka prezantuar një analizë në Prishtinë disa javë më parë rreth sulmit terrorit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në analizën e këtij instituti, e quajtur “OCTAPUS”, theksohet se Serbia është aktivisht angazhuar në projektin e krijimit të një bote serbe, një ide që është mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve. Ky projekt është risjellë në vëmendje së fundmi nga Aleksandar Vulin, i cili ka shprehur hapur ambiciet territoriale dhe idenë e shkatërrimit të disa shteteve të rajonit. Sipas analizës, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja vazhdojnë të mbeten më të rrezikuara në këtë kontekst.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …