Agim Sadri Dervishi u lind më 16 qershor të vitit 1960. Shkollën Fillore e Kreu ne Dritan, ish-Dobroshevc, ndërsa shkollën e mesme teknike “Leonik Tomeu” e kreu në Drenas, (ish-Gllogoc). Edhe pse teknik i xehtarisë nuk pati mundësi ta Vazhdojë studime sado që pati shumë dëshirë.
Ishte djali i parë në familje. Në vitin 1984 zë punë në shkritoren e Ferronikelit, në Drenas. Ka marrë pjesë në organizimin e demonstratave në vitet 1989-1990. Ka qene edhe pjesëmarrës i grevës ne Ferronikel dhe përkrahës i grevës së minatorëve të Trepçës.
Kontaktet e tij të para në ilegalitet datojnë qysh në vitin 1992 kur njihet me veprimtarin, më vonë komandantin e luftës së UÇK-së në këto anë, Ilaz Kodra me të cilin e lidhte edhe miqësia familjare. Djali i axhës së Agimit, Zena kishte bashkëshorte Hallën e komandantit, Ajmanen.
Pas rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të Prekazit më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, Agim Dërvishi iu bashkohet radhëve të luftëtarëve të lirisë, në fshatin Krajkovë, në Piken “Guri 3”. Meritor për kyçjen e tij në luftë ishte shoku i tij i ngushtë Sokol Elshani, pastaj edhe bashkëluftëtarët, Gani Elshani dhe Imer Gashi nga Carrallka e Malishevës, të tre dëshmorë të kombit.
Agimi, me rastin e kyçjes në UÇK kishte armën e tij, të cilën e kishte trashëguar nga i ati, Sadriu i mbijetuar i Masakrës së Tivarit të prillit të vitit 1945. Arma ishte italiane, një lloj pushke e përhapur në Luftën e Dytë Botërore. Fillimisht ishte stërvitur në Likovc, pastaj në Abri e më vonë edhe në Shkabaj ish- Gllanasellë. Pasi në fundin e majit policia dhe ushtria serbe kishte hyrë ne Ferronikel, asokohe u formuan pikat në Çikatovë dhe Shkabaj, Agimi kthehet në Çikatovë dhe sistemohet në njësitin “Shkaba 1” formacione këto të cilat më vonë, me rastin e ristrukturimit të UÇK-së, në tetor të vitit 1998 i bashkohen Brigadës 114 Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës. Asokohe komandanti i shtatë pikave “Shkaba” ishte Fehmi Lladrovci ndërsa komandant i batalionit ishte Sabit Lladrovci.
Bashkëluftëtarët e tij te ngushtë ishin: Ilir Dervishi. Qamil Dervishi, Xhafer Karaxha Lutfi Karaxha, pastaj Milaim Karaxha e Behxhet Karaxha Sokol Elshani e Gani Elshani i Krajkovës, Imer gashi nga Caralluka e Malisheves.
Agim Dervishi mori pjesë në luftimet që ishin zhvilluar asokohe në Grykën e Llapushnikut, në Gllanasellë, në Gradicë Çikatovë, në sulmin kundër Stacionit të Policisë serbe në Drenas dhe në Fabrikën e Rerroniklit.
Ai ka rënë ra dëshmor më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Verboc së bashku me komandantin, Ilaz Kodra dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, që ishin vendosur në mbrojtje të popullatës civile e cila ishte strehuar në këto anë të Drenicës.
Fillimisht, bashkëluftëtarët e varrosin në vendin e rënies. Në gusht të vitit 1999 tre muaj pas çlirimit të Kosovës nga regjimi kriminal i Serbisë Agim Dërvishin, bashkëluftëtarët e tij, me nderime ushtarake, e varrosin në Polac të Drenicës ku prehen në përjetësi 56 dëshmorë nga shumë anë të Drenicës e më gjerë
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka shpallur dëshmor. Familja ka marrë mirënjohje nga shoqatat e luftës, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga Brigada 114, Fehmi Lladrovci e Zonës Operative të Drenicës, nga komuna e Drenasit, shkritorja e Ferroniklit e të tjera. Emri i Agim Dërvishit gjendet i skalitur ne pllakën përkujtimore të dëshmorëve ne Drenas, në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së, në fshatin Marinë, në pllakën e dëshmorëve në Ferronikel. Një rrugë e fshatit Cikatovë mban emrin e dëshmorit Agim Dervishi.
Ai ka qenë i martuar me Hasimen nga fshati Galicë dhe ka lënë bijtë e bijat: Albertin, Armendin, Gazmendin, Sevdien dhe Albrien, Prindit e Agimit ishin: babai Sadriu dhe nënë Abidja. Vëllezërit: Rizahu, Florimi dhe Qerkini, si dhe motra Metija. Të gjithë ndihen krenarë për birin, vëllanë, babanë e bashkëshortin, Agim Dervishi i cili ra për lirinë që po e gëzojmë sot.