Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: AKP-ja në asnjë formë nuk duhet të shuhet dhe të zëvendësohet me Fond Sovran

Programi i Qeverisë Kurti parasheh që ta transformojë Agjencinë Kosovare për Privatizim, në agjenci brenda Qeverisë. Paralelisht kësaj, Qeveria do të krijojë Fondin Sovran, i cili do të marrë në pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit. Mirëpo sipas njohësve të çështjeve ekonomike në vend, shuarja e AKP-së po konsiderohet tentim i Qeverisë për mbikëqyrje të plotë mbi të gjitha agjencionet e pavarura. Kjo sipas tyre po konsiderohet gabim pasi që të gjitha shtetet kanë një agjencion të pavarur të privatizimi, duke përmendur edhe pasojat që mund t’i shkaktojë buxhetit të shtetit. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini thotë se AKP-ja në asnjë formë nuk duhet të shuhet dhe të zëvendësohet me Fond Sovran. Sipas Shahinit, shuarja e kësaj agjenie paraqet dëmtim të imazhit të vendit, derisa ka shtuar se edhe punëtorët që janë të punësuar aty do të mbesin pa punë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …