Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: Qeveria e Malit të Zi ka hequr akcizën në derivate të naftës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka bërë me dije se Qeveria e Malit të Zi ka hequr akcizën në derivate. Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet urgjent të merr vendim për ta hequr akcizën në derivate. Çmimi i eurodizelit në Mal të Zi kushton 1 euro 58 cent  për litër. “Për t’ju dalë në mbështetje qytetarëve të Malit të Zi qeveria e saj heq akcizën në derivate. Me këtë veprim arrin dy efekte për rimëkëmbjen ekonomike, duke bërë atraktive edhe më shumë për turizëm dhe duke rritur të hyra kesh nga turistët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Kosovarët vijnë në Mal të Zi pushojnë dhe furnizohen me derivate duke i kursyer deri 30 centë për liter. Qeveria e Kosovës duhet urgjent të merr veprimi për ta hequr akcizën në derivate”, ka shkruar, Agim  Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …