Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka folur rreth debatit publik të krijuar rreth shpërndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria Hoti, si masë mbështetëse për bizneset në kohë pandemie. Ai thotë me pakon e parë të qeverisë, si AKB janë pajtuar që të mbështeten të gjithë punëtorët, pavarësisht nëse janë prekur apo jo nga pandemia. Megjithatë Shahini ka analizuar edhe nëse është dashur të marrin para bizneset e mëdha që kanë përfituar dhe funskionuar gjatë pandemisë. ”Këtu ligji nuk ka mund t’i ndajë ata sepse ajo pako ka qenë për të gjithë bizneset dhe kriter ka qenë punëtori. Kush ka pasur të punësuar më shumë, ka përfituar më shumë. Kush ka pasur të punësuar, në formë formale. Mendoj që këtu Qeveria ka bërë mirë me mbështetjen në herën e parë, duke iu dhënë të gjithëve, por ka bërë keq që nuk ka vazhduar t’i mbështes edhe më tutje bizneset”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …