Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke konstatuat se e vetmja gjë u bë për dy vjet në qeverisjen e tij është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit. Veliu në fjalën e tij në kuvend theksoi se Kurti erdhi në ‘në pushtet me moton “ç’kapja e shtetit” për ta kapur, vetë edhe më fort. Ai iu ka drejtuar kryeministri me fjalët: Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vet-proklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që të besuan verbërisht. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara, kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, I bëre të gjitha për të ardhur në pushtet. Kape borde e institucione publike me burra e gra, motra e vëllezër, baxhanakë ministrash e deputetësh, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma. Erdhe me premtime të mëdha për ta ç’kapur shtetin, shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i përmend as të merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin, tha mes tjerash deputeti i LDK-së, Agim Veliu. ***
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …