Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur qesharake dhe krejt naive kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla, që Gjermania t’i pranojë pasaportat e Kosovës me afat të skaduar, për shkak të mungesës së materialit për prodhimin e pasaportave të rinj. Do të ishte e justifikueshme po të ndodhtë në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë? Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?” , ka thënë Veliu. “Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ka saktësuar Agim Veliu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …