Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka quajtur ndividuale deklarimet e Ilir Dedës, i cili ka thënë se “deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa , mund të dalin nga salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në momentin kur do të votohet kryeministri. Këto deklarime nuk përfaqësojnë mendimin e strukturave të LDK-së. Çdo deklarim që del në këtë formë, nuk përfaqëson mendimin e strukturave” ka deklaruar Veliu dhe ka shpjeguar se për këtë çështje ende nuk ka vendim, në mbledhjet e partisë. LDK-ja do të nxjerrë vendim për këtë” ka thënë Veliu, kur është pyetur, se cilën rrugë do të ndjek partia atë të votës kundër, apo të lëshimit të sallës së Kuvendit në momentin kur do të votohet për kryeministrin e ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …