Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, iu ka dashur të kalojë një vit që ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është kryetare e të gjithëve. Ai tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional. Shumë normale kjo. Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme. Një kryetare që ka ardhur në pushtet nën petkun e Vetëvendosjes dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit, sepse e ka kapërcyer lumin. Askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë, e cila e rriti dhe e ngritit ka shkruar, Agim Veliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …