Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se sa më parë duhet të definohet çështja e koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai thekson se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duan të hyjnë si të barabartë dhe jo të nënshtruar. I mandatuari për kryeministër Albin Kurti,tashmë i ka dy afate për ta bërë Qeverinë, afatin e vendosur nga LDK se deri të dielën duhet të dihet epilogu i marrëveshjes së mundshme LDK-Vetëvendosje dhe afati tjetër kushtetues që deri më 4 shkurt ta paraqes qeverinë për votim në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …