Kryetari i degës së LDK-së, në Besianë, Agim Veliu, ka thumbuar kandidatin për kryeministër nga radhët Vetëvendosjes, Albin Kurti. Para llapjanëve në tubimin e prezantimit të kandidatëve për deputet nga kjo pjesë, Veliu ka thënë se më 14 shkurt do të rrezohen piramidat e sondazheve. “14 shkurti do të jetë ditë e se vërtetës dhe reflektimit. Do t’ju tregojmë të gjithëve se Llapi do të vazhdoj të frymoj lirshëm. Brigadat e kuqe komuniste marksiste e leniniste, sërish kanë dal në sipërfaqe për të mbjell farën e se keqes. Ata këto ditë për të dëshmuar kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithë andej. Ne nuk do t’i lejojmë. Llapjan të dashur nuk do të skuqet Llapi e as nuk do të izolohet Kosova. Më 14 shkurt do të rrëzohen piramidat e sondazheve”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …