‘Përplasjet’ mes dy bashkë-partiakëve, Vjosa Osmanit e Agim Veliut, u bënë më të theksuara pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga vet partia e tyre për rrëzimin e qeverisë, e që Osmani doli kundër. Por, pas deklaratave të mbrëmshme të kryekuvendares se Veliu nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë, pasi ishte kundër një koalicioni me Vetëvendosjen që nga fillimi, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit. Nënkryetari i LDK-së, thotë se nuk i komenton deklarimet e çiftit Kurti-Osmani. “Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …