leoni

Agim Veliu

Agim Veliu: Vendimi i MPB për reciprocitetin, është zbatim i vendimit, që e kam nënshkruar më 17. 9. 2020

Një vendim i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq. Atë dokument, Vuçiqi e mori me vete në një konferencë për media dhe ua shfaqi gazetarëve duke treguar se e kishte kërkuar shfuqizimin e tij në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, por ai e kishte refuzuar. Agim  Veliu e kishte publikuar këtë vendim në shtator të vitit të kaluar, kur Qeveria kishte marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave. “Vendimi i Ministrisë  për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17 shtator 2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, kishte shkruar Veliu, duke e konsideruar atë si lajm të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …