Kush ia pa hajrin gjithë kësaj armate dr…e mrrrrrr, kryesore do të bëhemi me “At”…!
Përtacia e shtresës së intelektualëve, filmaxhinjve, njerëzve të kulturës është e paskajshme, sa herë ndërrohen sistemet ndërrohen fjalët, dhe akuzat dërgohen diku tjetër, larg nesh… disa thonë që kishat ortodokse serbe kanë qenë dikur katolike-ilire, mirë e thënë, po ç’bënë intelektualët, priftërinjtë…, dhe “hyqmetlinjtë” tanë të mos ngrehin padi, akuza kundër Kishës ortodokse Serbe, qe ua uzurpojë shqiptareve pronësinë mbi to , pse nuk kërkonin ndihmën e Vatikanit dhe të kthenin kishat në pronësinë e pronarëve të drejtë, Kishës katolike Shqiptare, apo për arsye se Vatikani akoma nuk ka pranuar pavarësinë e Kishës katolike të Kosovës, pastaj na është thënë se faji është … lype fajin…nuk është thënë nga historografia sllavo-greko -komuniste?! Për të testuar atë qe themi, thonë.., po minimizohet argumenti dhe ja hidhni një sy filmit ”Skënderbeu” të prodhuar në vitin 1953. ”The great Warrior Scanderbeg” (Shqip: Luftëtari i math i Shqipërisë Skënderbeu, rusisht: Виликий воин Албании Скандербег, me shkronja latine, Velikiy voin Albanii Skanderbeg) është një biopi sovjetike shqiptare e vitit 1953 e drejtuar nga Sergei Yutkevich. Ai u shfaqë në Festivalin e Filmit në Cannes 1954 ku fitoi Çmimin Ndërkombëtar. Yutkevich gjithashtu fitoi çmimin Special për rexhi. Vini re: Regjia: Sergei Yutkevich skenari:Mihail Papava, interpretojnë. Skenderbeu-Akaki Khorava, Hamza-Semion Sokolovski,Marash-Georgi Chernovolenko, Oleg Zhakov, Vladimir Belokulov… dhe vetëm episodikisht, Besa İmami, Naim Frasheri, Marije Logoreci janë shqiptarë, a duhet vetëm të flasim dhe të bëjmë zhurmë, të godasim njëri tjetrin… le te punohet më shumë sesa të flitet…
Skënderbeu, histori e shkurtër…
Gjergj Kastrioti (6 maj 1405 – 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (Skënderbej ose Skënderbeu nga turqishtja osmane i përkthyer İskender Beğ) ishte një fisnik dhe komandant ushtarak shqiptar, i cili shërbeu për Perandorin Osmane në 1423-43, Republikën e Venedikut në 1443-47, dhe së fundmi për Mbretërin e Napolit deri në vdekjen e tij. Pas largimit nga shërbimi osman, ai udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane në atë që sot është Shqipëria dhe Maqedonia. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten në latinisht: Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”), dhe nuk pretendonte asnjë tituj tjetër përveç se atë në dokumente.
Skenderbeu u edukua si i krishterë, në Islam u konvertua në 1423 deri më 1443 kur iu kthye krishtërimit. Si një anëtar i familjes fisnike Castriot, ai u dërgua në gjykatën otomane si pjesë e “Devshirme”, ku ai u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit otoman për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngjit në kierarkin ushtarake, duke arritur kulmin në emërimin si “sanjakbey” (guvernator) të Sanxhakut të Dibrës në 1440. Në vitin 1443, ai braktisi otomanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Svetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua kryekomandant i Lidhjes së shkurtër të Lezhës, i cili konsolidoi fisnikërinë në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kështu, për herë të parë Shqipëria u bashkua nën një udhëheqës të vetëm. Liga solli në një kauzë të përbashkët të shqiptarëve të rajoneve dhe dialekteve të ndryshme, duke ndihmuar në përcaktimin e identitetit etnik të shqiptarëve. Rebelimi i Skënderbeut nuk ishte një kryengritje e përgjithshme e shqiptarëve, sepse ai nuk fitonte mbështetje në veriun e kontrolluar nga Venedikut ose në jugun e kontrolluar nga Osmanët. Pasuesit e tij përfshinin, përveç shqiptarëve, edhe sllavët, vllehët dhe grekët. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore të ishte një model i rezistencës së krishterë kundër myslimanëve. Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria e 10.000 ushtarëve të Skënderbeut marshoi nëpër territorin osman duke fituar kundër forcave osmane vazhdimisht më të mëdha dhe më të mira, për të cilat u admirua. Përkundër kësaj forme ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se të mbante zotërimet e veta brenda zonës shumë të vogël në Shqipërinë e sotme në veri ku pothuajse të gjitha fitoret e tij u zhvilluan kundër osmanëve.
Në vitin 1451, ai e njohu de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit mbi Shqipërinë nëpërmjet Traktatit të Gaetit, për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur. Në vitin 1460-61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me Venedikasit ai luftoi kundër Osmanëve gjatë Luftës Otomane-Veneciane (1463-1479) deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468. Ai u rangua lartë në atë histori ushtarake, si kundërshtari më i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane në kulmin e saj, -fitimtar.
Shkruaj e “rruaj ve”…
U bë mirë që po shkruajmë, po duhet për të sfiduar njëri tjetrin për të shkruajtur. Ndonjëri nga ne merr inciativë pastaj të tjerët ndërlidhen. Kuptohet pra dikush duhet të jet inicues i debatit, dikujt i pëlqen, dikujt jo. Sa për shkrime gazetareske gati të gjithë shkruajnë pa lekë, edhe asaj i doli moda. Nuk ia vlen të shkruash shqip se veç lodhesh, ndoshta shkrimi zgjon kërshërinë për një ditë a dy dhe prap i humb vlera, si te mos ishte shkruar fare, dhe shkrimi në Kosovë nuk ndryshon gjë. Po shoh sa larg jemi prej civilizimit, po e them pa hamendje, me shumë pak vlera morale, ndërsa ato fetare nuk jane stabile, janë vazhdimisht në lëkundje.
Ne vërtet e shpallëm shtetin dhe menduam se gjërat do lëvizin nga vendi, jo vellaqko… me keta “karadyzena” nuk bëhet gjë. Spitalet janë bërë për gjynah, edhe tendet (çadrat spitalore nëpër fusha janë më në nivel të lartë organizimi), kjo gjendje nuk ka qenë asnjëherë ne historikun e spitalit. Pastaj sistemi i arsimit, nën çdo nivel, flas në përgjithësi. Dhe kush ua pa hajrin gjithë kësaj armate dr…… e mrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr? Sistemi gjyqësor është i pavrejtur, apo ekziston për atë që ka lidhje. Policia luan “malinato”. E tëra të dhemb, e si mos të dhemb kur në udhëheqësitë partiake dhe ato “shtetërore” ke njerëz që nuk kanë dije e as përvojë organizimi, bile të kishin qenë në ndonjë shoqatë pellumbaxhinjsh. E kuptoj se ndryshe vështrohen problemet nga brenda e ndryshe nga jasht. Thua se nuk jam afer.., mire, kush na pengon bile të shkruhemi me shpesh, apo vetëm ashtu gjejmë arsye.
Sa shqiptarë jemi…?
Kohët e fundit kanë filluar të shpërndahen video me “alien”, gjithçka mund të jenë, çferëdo origjine mund të kenë vetëm me origjinë turke s’ban të jenë, se pastaj trazohen shqiptarët… çka me i ba faktit që në Turqi jetuakan 11 milionë shqiptarë, shpesh po përflitet kjo e dhënë statistikore, apo veç po na e kanda, numri i përtypur e i papërtypur dëshmon se është shumë me i madh sesa ata që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri… a duhet t’i afrojme ata apo t’i hedhim, kush na jep atë të drejtë kur atje jetuakan më shumë se që jetojnë në tokat shqiptare, në një shtet tamam, në një tjeter multi shtet, një tjetër formacion në koalicion të një shteti tjetër, të tjerët pa të drejta… a ka njeri që mendon kokëesull në këtë vend, me arsye, pa emocione… na shpëtoi përkthyesi i “keq” se patëm me u “gri” në mes veti…