Thaçi dhe qeverite e Kosoves, njera pas tjetres, nuk u interesuan te vene ne spikame asnjehere demet qe iu shkaktuan shtreses se pensionisteve te rinje, te cilet u rebeluan dhe rrezistuan më se shumti regjimin Millosheviqian për ti ruajtur fabrikat, te cilat i shkaterruan Millosheviqet e vegjel shqipfoles permes procesit te privatizimit.
Veprimet e asaj gjenerate te industrialisteve te rinje kane qene veprime te nje koshience te larte te mos nenshtrimit…, qe fatkeqesisht rezultoi te pesoi ne vazhdimesi nga politikat ndeshkuese ndaj generates se pensionisteve te rinje.
Ata qe jane larguar më dhune nga puna jane diskriminuar dyfish, nga rexhimi i Millosheviqit, por edhe nga rexhimi shqipfoles post Millosheviqian, atyre nuk iu njihet e drejta e pensionit, ndersa te gjithe ata qe kane punuar gjate asaj kohe, kane ndare kontribute për Serbine, jo për Kosoven, jane shperblyer atehere dhe tash, duke iu njohur e drejta e pensionit.
Kjo ceshtje nuk eshte bere teme e debatit asnjehere nga deputetet. as qe e eshte ngritur si problem nga pala shqiptare ne bisedimet e Bruxelles, keshtuqe po demtohet vazhdimisht shtresa qe ka rrezistuar, edhepse te papune kane paguar sistemin e arsimit…
Jane diskriminuar edhe xehtaret-minatoret te cileve nuk po iu pranohet 10 vjeteshi qe iu pranohet arsimtareve, te cilet u paguan për punen e bere, pra arsimtaret u paguan diçka, por minatoret asgje… , thote inxhinieri i elektros më kariere ne Xehtari… Anomalia më e madhe eshte se ata qe punuan u shperblyen për punen e bere, shperblehen serish për kontributet qe paguan ne konton e qeverise serbe, ndersa nuk pranohen kontributet qe u derdhen ne fondin republikan për t’u mbajtur gjalle sistemi i arsimit. Nje dite pa u mbushur 15 vjet nuk te pranohet pensioni i plote!!!
Ku mbet fondi i 3 perqindeshit pse nuk u derdh ne fondin pensional??? Asnjehere nuk ngriti keto ceshtje qeveria as Kuvendi republikan i Kosoves, nuk u kerkuar më ngulm fondi i plaçkitur nga Serbia.