Ç’të them u ç’akorduan notat muzikore
heshtjen e kishte komponuar kompozitori
qetësi para uraganit dhe ndjenja të shprishura.
U dashuruan marrëzisht toka e dielli,
a ka dashuri pa marrëzi?
Dashuri e zjarrtë diellore,
një puthje me tokën ngritë temepraturën
gjethet u përvëluan në përqafim,
ato as që kishin filluar të gjelbëronin
përpëliteshin zhagas
ngjyra ekstreme të ndezura
ashtu si jeta e piktorit
që është në kërkim të ylberit,
kombinim ngjyrash
Dheu ishte ai që dhuroi jetën
a nuk shkruan kështu në librat e shenjtë
dhe vërtetë, aty fillon jeta dhe mbyllet,
në brendi
Kockat e stivosura belbëzojnë për historinë
nuk lënë gjë mangu as për mitologjinë
pse dinosaursët janë zvogëluar në madhësi
a është ky shqetësim apo lehtësi
e arkeologu ku është ai
dheu-toka-historia- civilizimi, ku janë tashti
lakmia është më e madhe tash se asnjëherë
athua tokës do t’ia zbulojnë fshehtësinë?
Pasuria nën tokë belaja mbi te
shumë pasuri pak njerëzi
Natyra të përkëdhel dhe ledhaton
nëse je i dëgjueshëm florën e faunën e mbron
begatin e shton
por nëse këto parime i harron
atëherë natyrën e trazon
më nuk te ledhaton por të ndëshkon
ajo ka ligjet e saja supreme mbi tokë e nën te
A mundet njeriu ta ndal stuhinë?
atëherë kur natyra tregon fuqinë.