Zbavitja e deritanishme e qytetarëve me sindromin Dickian nuk po bjen nga repertori publik, ai herë rritet e herë zvoglohet varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian “të jesh apo të mos jeshë” i protagonistëve që përmenden në skenarin e Dickut ishte në akordancë me zgjedhjet, dhe akoma nuk po i shihet fundi. Puna e përditdshme për të ndarë kulaqin e pushtetit po bëhet shumë atraktive, zbulimet e gazetarëve për koalicionet e mundshme ndryshojnë agjendën politike brenda dite, apo nate, nuk dihet saktësisht kur. Zukatjet që dalin nga taboret politike kanë të bëjnë me frekuentimin e postit të presidentit që është pozitë e lakueshme për liderin e AKR-së, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën. Hej … reakcionet politike janë bë sikurse ato kimike, këtë e sprovoi që në fillim të karrierës politike Daci (keni vërejtur në media nuk përmendin pozitën e tij të tanishme kryetar i ASHAK, por atë të ish kryetar i Kuvendit), të cilin e rrënoi nga posti politik Gjykata e Qarkut të Prishtinës e cila ia dha kartonin e kuq dhe legalisti dardan nuk bëri shumë zë, u tërhoq ”denjësisht” nga negociatat e gatimit të pushtetit. Në qetësi përgatitet për maratonin e ardhshëm, dhe duket se nuk do të zgjatë shumë. Ngjarjet aq të ngjeshura të javëve të fundit, janë politikisht shumë ambcioze, “hy gjumi” i zhurmshëm i Ramës, i Thaçit dhe i martirëve socialistë për të lëvizur kështjellën ”demokratike” nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveq kritikës së diplomacisë evro-amerikane.
Nëse matet kështu pulsi i qëndrueshmërisë institucionale atëherë kanosjet “patriotike” do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit, është vështirë t’i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet në Shqipëri, protesta studentore dhe ato në Kosovë-grevat e punëtorëve, u zbehën në krahasim me ato të nikoqirëve të piramidave shekullore, pastaj ato në djepin e haremeve të sulltanëve, lëkundën aq shumë pushtetet atje, saqë dridhjet demokratike, po duken më “shpresëdhënëse”, bile po përmenden reformat ekonomike dhe qetësia institucionale. Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë raportin e Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor “britmë e piskamë” duke dridhur koalicionin qeveritarë në lindje, ngase përditë e më shumë po perëndon ajo, që i jepnin nofka të ndryshme. Sa do të zgjatë ngërqi demokratik i politikëbërsve nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë, aq shumë, saqë u lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika obstrukcioniste…, e shtyrë edhe nga Dicku si bashkëautorë…