Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Fakte dhe dëshmi

Qytetarët shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Amerikë kanë kuptuar drejt detyrën historike, të faktografimit të situatës në Kosovë, duke dhënë fakte shumë të rëndësishme në dobi të pavarësimit të Kosovës, duke lobuar në dhomën e reprezentuesve dhe në senatin amerikan. Shumë intelektualë dhe personalitete me rëndësi, mbajnë kontakte të vazhdueshme me Stejt Departamentin duke shtyrë opsionin e pavarësisë së plotë. Shqiptaro-amerikanët ishin dhe janë në ballë të detyrës, siç kanë qenë edhe më heret gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë fushatës ushtarake të NATO-s, gjithashtu edhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, dhe në Mal të Zi. Se sa fuqishëm rrahin zemrat e shqiptarëve tregoi edhe formimi i Batalionit Atlantiku, që luftoi në krahun e aleatëve kundër forcave kriminele të regjimit të kasapi të Ballkanit Millosheviq (i cili vdiq burgun e Den Hagës i akuzuar për krime lufte).

Puna e pandërprerë e “Albanian American Civic League” (Liga Civile Shqiptao-Amerikane) dhe NAAC (Këshilli Kombëtarë Shqiptaro-Amerikanë), si dhe organizatave tjera lobuese të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare dhanë sinjale të qarta të angazhimit të drejtë të shqiptaro-amerikanëve, komunitet shumë i çmueshëm që dha kontribut edhe në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ndërtimit të demokracisë dhe të politikës amerikane, me votë, si dhe në dobi të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare, kurorëzim i së cilës ishte pavarësia e Kosovës. Në dobi të këtij fakti flet edhe rezoluta në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku udhëheqësit e dy Komisioneve më të rëndësishme në dy dhomat e Kongresit, kongresisti Tom Lantos dhe ish-senatori, dhe vice-presidenti amerikan Joseph Biden, kishin marrë rolin prijës në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Paraqitjen e rezolutës e kishte bëri të njohur dhe të konfirmuar ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, i cili kishte ritheksuar mbështetjen e ëashingtonit zyrtar për përpjekjet e Martti Ahtisaarit. Dy udhëheqës të dy partive nga Komisioni për Marrëdhënie ndërkombëtare i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, kishin paraqitur rezolutën e përbashkët me të cilën kërkohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të deklarojnë zyrtarisht mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e paraqitur në Kongresin e 110 me radhë nga kongresisti demokrat Tom Lantos (tash i ndjerë), kryetar i Komisionit dhe kongresistja Ileana Ros-Lehtinen udhëheqëse më e lartë në këtë komision nga radhët e republikanëve. Ky ishte mesazhi më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, e Kosovës dhe për qeverinë e saj, për subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës, se lufta diplomatike për pavarësinë e Kosovës, kishte fituar përkrahjen vendimtare, të një interesimi të veçantë nga Kongresi Amerikan (Dhoma e Reprezentuesve dhe Senati).

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe e aderimit të Shqipërisë në NATO, nën patronazhin e Preisdentit  të SHBA George W. Bush

Kongresi kishte punuar ngushtë me administratën e presidentit amerikan Georg W. Bush, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabile. Edhe pse administrata e BUSH-it ishte e shqetësuar me zhvillimet në Irak, që ishin shoqëruar me dilema të: zvogëlimit apo tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku apo të shtimit dhe zgjerimit të mëtejmë i zonave të sigurisë, ishin dilema të hapura që kishte zgjëruar interesim në opinionin e brendshëm në SHBA, si në grupin e shumtë të analistëve por edhe në vet kongresin amerikan. Bushi si gjithmonë i qëndronte më konsekuent politikës konsistente, atë të përkrahjes në terren të Realisht nuk ka ndonjë platformë të qartë politike, çfarë mund të ndodhte më vonë po t’mos ndezej drita jeshile për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në NATO, vendin mund ta kaplonin ethet e kaosit të një lufte civile, që edhe tash ka të njëjtat karakteristika, po t’mos ishin të instaluar trupat e KFORT-it amerikan dhe kampi Bondstill. Megjithë këtë duhet kuptuar edhe faktin se administrata e Bushit udhëheqte aleatët perëndimorë edhe në një front tjetër diplomatik, atë të zbehjes së ndikimit rus në rrjedhat në Ballkan, respektivisht në Evropën juglindore. Problemet që më herët u manifestuan me polakët, e më vonë me Belorusinë dhe Ukrainën, shkyçjen e valvolave në gazsjellësin rus dhe ngritjen e çmimit të gazit, duke ngritur retorikën diplomatike deri në kërcënim, krijuan skepticizmin dhe dronë e arsyeshme për qëllimet politike të Rusisë te partnerët perëndimor, e cila ende nuk mund të lirohet nga nostalgjia e superfuqisë, këtë e kishte pohuar më herët edhe presidenti rus Putin duke deklaruar se shkatërrimi i BRSS ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX. Përfundimisht presidenti amerikan vulosi të ardhmen historike të shqiptarëve, duke shtyrë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ai ruajti territorin shqiptar nga gllabërimet e papritura të fëqinjëve, ndërsa duke motivuar dhe pranuar pavarësinë e Kosovës proklamoi doktrinën e “fqinjësisë së mirë” në kufijtë ekzistues të Kosovës, në bazë të Kushtetutës ’74, kur Kosova kishte të drejtën e vetos në Kushtetutën ish-Jugosllave. Atë që bëri Wilson para 100 vjetësh, e ribëri George W. Bush.

Marrëveshja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, poligon i interpretimeve të gabuara…

Flet për të drejtat në “shtetësi të dyfishtë”, dhe kërkon nga Prishtina që të vendos marrëdhënie të mira me Serbinë dhe shtetet tjera fqinje. Po ashtu, Kosova parashihet se do të marrë pjesën e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet që dikur i kanë takuar ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Përfshinë detaje nga të drejtat e veçanta të komunitetit serb, ku përmenden kontrolli i konsiderueshëm në drejtimin e policisë lokale si dhe e drejta që të mbahen disa lidhje direkt me Beogradin – duke parashikuar që paratë nga Beogradi do të qarkullojnë përmes Prishtinës. Po ashtu, po  themelohen Zona te Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjioze ortodokse-serbe. Mbetet e hapur nëse këto zona do të paraqesin entitete serbe nën kontrollim direkt të Beogradit. Prishtina zyrtare- duhej ta kuptojë që, në fakt, kjo i bie si entitet serb “Zajednica” nën sundim të Beogradit, dhe përpjekje e serbëve në veri që të ndajnë Kosovën në dy pjesë. Edhe pse definitivisht shumë gjëra kanë mbetur të pasqaruara sigurisht që shqiptarët nuk do të pranojnë të shtrijnë qafën në cung, dhe të pranojnë çfarëdo zgjidhje trepalëshe BE-Kosovë-Serbi, që do t’është e papranueshme me vullnetin e qytetarëve, në bisedimet e filluara politike në mes të presidentit, apo kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, ngase do t’ishte në kundërshtim me teorinë mbi demokracinë, vlera në të cilat bazohet humanizmi dhe drejtësia e sotme perëndimore, se pa liri nuk ka jetë, kjo është plotësisht e kuptueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …