Eshte i cuditshem dhe befasues niveli “artikulues” i LDK-se si dhe i zyrtareve me libreza partiake “institucionaliste” ata aq shume trishtohen per lidererin/lideret e tyre: Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri (ata nuk iu nenshtruan fare procesit zgjedhor-votes se sovranit), saqe kalojne ne gjendje depresioni kolektiv “institucionalist”, poqese ua kritikon ate/ata, jane te gatshem te falin edhe krimet e tij/tyre..
Eshte disi e paspjegueshme sesi po notojne te njejtit, dhe po iu rritet pasuria atyre, e vjedhur, nder ta ka te tille qe i kane sherbyer me devotshmeri sistemit sundues monist, kane qene lojal ne kohen Sejdo Bajramoviqit, kane qene funkcionere apratiqke dhe aktiviste te dalluar gjate kohes se ndryshimit te amandamenteve kushtetuese dhe rrenimit te rendit kushtetues te autonomise se Kosoves, kane qene donatore te programit “zajam za preporod Srbije” kane plaçkitur buxhetin popullor qindramilionesh, te krijuar nga ndihma popullore e diaspores, hapen edhe Banken e pare “shteterore” Dardania Banka (emer joshes per mashtrim) e hapen per te zhvatur parat e depozituara te diasporas shqiptare, permes dhenies se kredive komerciale, bazuar ne garancionet diskutabile te pasurise se paluajtshme-hipotekes, edhepse ishte e qarte atehere, vazhdon edhe sot per pengesat ligjore te pronave ne Shqiperi, pse nuk u themelua ne Zvicer ose Gjermani ku ishte qendra e Qeverise ne ekzil. Per t’iu bishteruar mashtrimit dhe vjedhjes se kapitalit popullor, per tu kuptuar gjendja faktike bankare, nuk u caktue likuidatori per mbyllje te fondit dhe nuk u bene publike “humbjet”.. Cuditerisht nuk u be publik as procesi i likuidimit-bankrotimit, nuk u njoftua opinioni publik në baze te cilit ligji filloi funksionimi i bankes private dhe mbyllja e saj, pa kaluar në procesin e rregullte te bakrotimit, u mbylle sikur mos te kishte ekzistuar ndonjehere me pare, pa asnje spjegim publik medial. Kapja e shtetit e filluar me Bukoshin dhe Mustafen vazhdoi me formimin e Agjensionit Kosovar te Mirebesimit, me vone te privatizimit, duke u tjerersua prona tokesore dhe nentoksore pas luftes dhe prap te njejtit njerez sillen ne pushtet dhe duan me kembengulje ta udheheqin vendin… sa jemi te sinqerte si popull?