Ndarjen e Mitrovicës nuk e bëri KFOR-i, por e bëri Thaçi me vendimin absurd, të paplanifikuar dhe pa ndonjë qëllim të qartë politik, duke inkuadruar njësitin special “ROSU”, pa koordinim me ndërkombetarët, duke lënë në baltë komandosët e njësitit, të cilët u rrethuan dhe barikaduan nga popullata lokale. Tash ai akcion avanturier dhe i pamneduar e ka lënë në gjysmë të rrugës shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa ka ndihmuar avansimin e Serbisë drejt BE-së. Definitivisht një problem që ishte ne duart e ndërkombetarëve i është kthyer Kosovës si bumerang përmes patates së nxehte Lista Serpska, që si subjekt politik në zgjedhjet e fundit përfitoi më së shumti dhe mban qeverinë Haradinaj në paterica.. Shumë të këqija i ka bërë Thaçi Kosovës dhe akoma nuk po kuptojmë, fatkeqësisht.
Qeleshebardhët gurë-kufi
Fishkëllimë…!
Ligjërim…!
Dhe të gjithë natën e gjatë ata në heshtje hapëronin
dhe u nisën atëherë kur dielli u rrëzua,
të shëndoshë…, pa bërë jehonë
hapat ndiheshin nuk ishin ze daulleje
por e nje fishkellime te një gongu bakër,
nuk dinte kush ç’po ndodhte
cka jane ato hije ngjyrë kafe…, maleve.
Sa të lumtur janë
në hijen e maleve ngjyre kafeje! “
Dhe ata të gjithë u kthyen,
ata që paten shkuar në aq shumë kontinente,
Dhe çdonjëri tha, ‘Sa gjatë kemi qëndruar!’
Sepse ata donin vendin,
me… aty këtu ndonjë liqe dhe zona rurale,
dhe kodrat me lule borë! “
Dhe ata pinin shëndetin e tyre,
e kishin dhuratë nga uji që rridhte rrëke nga maja e bukur;
dhe çdonjëri tha: Ne vetëm jetojmë,
larg dhe ngat, tani dhe më pak
janë tokat ku jetojnë “kosovarët”
kokat e tyre janë tjera,
të mbuluara me qeleshe të bardha…
Ata u nisën në një mendje dhe ata bënë atë që u thanë
bëreni shpejt dhe ashtu e bënë
në mënyrë të shpejtë,
hapën një herë një penxhere, pastaj tjetrën..
edhe perden e hekurt me ngjyrë ndryshku
u lidhën me një rrip me një ombrellë,
edhe duhanin-e dredhnin bashkë me amerikanë
Dhe çdo njëri i pa ata të shkojnë,
O `nuk do të jenë ata të mërzitur…
…së shpejti, ju e dini!
Sepse qielli ishte i errët, dhe fluturimi ishte i gjatë,
dhe atë që mund të ndodhë..,
…athua eshte e drejte.., është e gabuar…!
Jo more jo, kemi për të fituar
ne jemi të shpejtë, jemi të ushtruar
Larg dhe afër, tani dhe kur…?
Janë tokat ku jetojnë, jemi Ilire thonë!