leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: “Hippodrome”, softuer autokton

Gjatë Perandorisë Romake, perandori mbante tërë pushtetin. Senati (Parlamenti i tashëm) ishte thjesht një shoqëri debatuesish, të zgjedhur nga Perandori, dhe i shërbenin atij, si kënaqësi. Për të provuar këtë shpërthim kënaqësish, në vitin 39 pas Krishtit, Perandori Caligula caktoi kalin e tij, Incitatus, në Senatin romak

“Unë të çlirova unë të sundoj”, ishte një shprehje e lirë, që lansoi “OnAir” PDK-ja, përmes fjalorit, të rrallë, pa dialekt, sigurisht për të liruar njerëzit nga stresi ditor, por edhe për të zbutur hallet e tyre ditore, gjë që do të ndikojë dukshëm edhe në zbutjen e papunësisë së familjarëve, falë instalimit të nepotizmit “ashiqare” në zingjirin institucional. AAK-ja, si parti e pozitës ngatërroi edhe më shumë bllokun PANA, pasi që vendosi të “ndihmojë” PDK-në të shfajësohet për të bëmat e deritanishme, të cilat kanë filluar të ndriçohen nga agjencitë ndërkombëtare si “Transparency International”, dhe janë të përfshira edhe në Raportin e agjencive tjera, simotra, për rritje të korrupsionit në Kosovë. Nuk ishte vetëm mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe lëmshi medial, i blerë dhe stërkequr nga politikanët, sa është pamundësia për ta kaluar projektin harxhues të buxhetit, si dhe ngadalësimi i hovit privatizues të PTK-së. Këta ishin gurët rrokullisës që do të mund ta përmbysnin qeverinë para kohe. Për të mos ndodhë kjo në lojë hyri AAK-ja , e cila u kujdes për imazhin e qeverisë, ishin të mjaftueshme bisedimet në nivel kryetarësh PDK-AAK-Nisma-LS+te tjerët, dhe të frenohet rënia e lirë e karrocës qeveritare, sidomos pas bërjes publike të bisedave “të lira”, të top 5-shit të PDK-së, të cilët të motivuar nga muzika e preferuar të rinjëve “rap”, bëri CD-të e para festive-PRONTO, numri i klikimeve tregon sa ishin ata atraktiv për opinionin kosovar. Nuk duhet asgjë t’i shtohet tekstit, duhet të bëhet vetëm aranzhmani muzikor, pak më i modifikuar, me primesa modernizmi, duke bërë zëvendësimin e telave të çiftelisë me softuer autokton, “unë të çlirova…”që do të kishte elemente muzikore të baladës “serbo-ruse”, është bërë hit kjo përzierje që nga fillimi i bisedimeve të udhëhequra nga dueti “Thaçi-Daçiq” deri te Thaçi-Vuçiq, nuk është larg mendsh që ky duet të duket edhe në këngën e Evrovizionit, apo të njëjtit do të propozohen nga BE-ja për të fituar shpërblimin e Nobelit për paqe, duke ia mbyllë rrugën ëndrrave të Kadaresë, se për të vallëzuar mjaftojnë së paku dy njerëz, meqë është kohë e biseksualizmit…, mund të jenë të njëjtës gjini, edhe ashtu është vështirë të kuptohet tek xhelat e detit, cili është mashkull e cili femër.

Brenda një kohe të shkurtër Thaçi pastroi terrenin, i pat hequr Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqi nga kandidatura, të cilët u treguan të padëgjueshëm, dhe nga pretendimi për të bërë politikë të hapur, u gjunjëzuan duke u betuar në PDK, u kërcënuan për të mbetur “brenda”, ata përfundimisht kuptuan shtrçngimin e nofullave, njëjtë sikurse Daci më herët që kërkoi shpëtimin nga kërcnimi i burgut me votimin e mosbesimit, atij nuk ia fali asnjëherë Thaçi ndaljen e zërimit të mikrofonit, në kohën kur ai ishte opozitar.

Më së keqi pësoi Sejdiu, ai mbeti pa pozitë, ia vunë ndërkëmbësen, e gjykuan, ai dha dorëheqje nga pozita e presidentit, për ta denoncuar më vonë bashkë-partiakët, edhe pse pësoj keqas, ai kaloi i pari testin e demokracisë…, bile së paku mori një diplomë të aksham shkollës politike nga Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi, kapitali politik i të cilit sa herë që lëkundet… gjen zgjidhje, pasi ndërron shpesh partnerët e koalicionit, nuk vlen më sllogani “i majtë” apo “i djathtë”, kur të gjithë kanë nevojë për evro, atij akoma nuk iu largua koalicioni Pacolli&CO, i cili “parit” bizneset e tij në shkretëtirat afrikane, nuk bën më pyetje kush se a ka shkuar atje privatisht, apo atë e ka angazhuar MPJ, apo vet kryeministri, nganjëherë raporton kur të takohet gjatë darkës me ndonjë zyrtar të ndonjë fisi, brenda natës i ndërron fjalët. Ai edhe ashtu ka realizuar ëndrrën e “SKOJ-istit”, ka fituar kurorën e përkohshme të is-Presidentit të Kosovës.

Qysh atëherë njerëzit filluan të përdorin fjalën “krizë” , sepse ishte hera e parë që ndodhi në Kosovë. Kjo nuk është e pazakontë për një qeveri koalicioni, por thjesht nuk ka ndodhur më parë. Ashtu siç po zhvillohen ngjarjet po ngjasojnë me periudha të ndryshme parahistorike, si p.sh., me atë të Caligulës që caktoi kalin e tij në senatin romak, ja si ndodhi ngjarja “Kali i Caligulës”:

Senati romak e qeverisi Romën e lashtë për pesë shekuj. Qëllimi i Senatit romak ishte për të qeverisur në përputhje me dëshirat e popullit romak. Ndërtesa në të cilin tubohej Senati “Curia Julia,” qëndron në Romë, deri në ditët e sotme. Merreni me mend sa jemi në trend me kohën, kanë bërë turr për ulëse të Kuvendit, sa përngjanë kjo me Senatin romak? Nuk e di, por zgjedhjet janë dëshira.. Në vitin 27, Cezari Augustus mori zyrtarisht kontrollin e Romës, dhe themeloi Perandorinë Romake. Por perandorët romakë nuk shfuqizuan Senatin. Në vend të kësaj…, Senati romak vazhdoi për të përmbushur detyrat…, duke mos bërë gjë, asgjë…Gjatë Perandorisë Romake, perandori mbante tërë pushtetin. Senati ishte thjesht një shoqëri debatuesish, të zgjedhur nga Perandori, dhe i shërbenin atij, si kënaqësi. Për të provuar këtë shpërthim kënaqësish, në vitin 39 pas Krishtit, Perandori Caligula caktoi kalin e tij, Incitatus, në Senatin romak.

Ajo që ne po shikojmë këtu në Kosovë, është diçka shumë e ngjashme. Mënyra se si gjërat janë duke shkuar, “Paraja”, synimi për pushtet.., do të zgjedhë “udhëheqësit” e rinj parti dhe pastaj në qeveri dhe, ata do t’u shërbejnë si kënaqësi atyre që paguajnë, e merreni parasysh.., si u “shitën” pensionistët, ekspertët, “nacionalistët”, shoqëria civile, gazetarucët, të gjithë ata që përulshëm shitnin interesat vitale të vendit, duke i bërë shantazh shtetit, a është ky morali i shoqërisë sot, apo është kjo e ardhmja e Kosovës.

“Para-shumtët” nuk vënë kuaj në Kuvend, atyre u vejnë vetëm patkonj, të bëra nga metali apo nga materialet sintetike të disejnuara në mënyrë moderne, i “gozhdojnë” ata sipas projekteve të porositura, nuk ka ndonjë ndryshim, ua ndërrojnë numrat, brenda ditës ndërrohen partitë politike… për shkak të “koncepteve”, “grigjë intelektualësh”, athua cili do të ngrehë… më shumë.

Për disa ditë rresht, ne kemi për të parë se si njerëzit shtyhen njëri pas tjetrit në lista të ngushta duke krijuar stiva partiake, për t’u përpjekur të zgjidhen në poste të reja, për të zgjidhë problemet personale, në emër të popullit. Tani do të shpenzohen para për të kaluar në sulm, për të gënjyer dhe në reklama televizive. “Para-shumtët”do t’i shfrytëzojnë të gjitha makinacionet për t’u mos “zëvendësuar”, është kohë e shit-blerjes dhe fjalëve të mëdha, veç sa nuk janë shpërndarë ftesat për ahengun patriotik. “Para-shumtët” nuk kanë kujdes kush kënd e zëvendëson, për aq kohë sa janë të përpunueshëm, mund edhe të jetë kali i Caligul-ës.

Ne jemi në një pikë kthese në historinë tonë. Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin? Ose një “diktaturë”, e sunduar nga “Perandoria” e parave…

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …