Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Histori e harresave

Histori dhe legjenda të thurrura 
…varrosur në misterin e qiellit 
Krahapur, ranë vargjet 
e fantazisë së panjohur 
Dora e mendjes imagjinare
lëkundi telat e violinës 
të ashpër, por të bukur 
Hymë në botën e re të panjohur 
të ëndrrave dhe frikës 
të dashurisë dhe urrejtjes 
të maskave dhe distancës
të jetës dhe vdekjes
Varrosur në histori të harresës 
Fjalët lëvizin ngadalë 
ndërsa uji rrjedh…
tingujt e fjalës 
dhe gishtat që luajnë në violinë

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Botërore të Librit, u bë përurimi i Bibliotekës në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, më 23 prill 2025, Institucioni i Arsimit dhe …