Demokracia ( “sundimi nga populli ” e përkthyer kuptimisht nga gjuha e vjetër greke- helene) është parë si një nga idealet e fundit që civilizimet moderne përpiqen të krijojnë, ose ruajnë . Demokracia si një sistem i qeverisjes është menduar për të mundesuar përfaqësim të gjerë me qëllim të përfshirjes të sa më shumë njerëzve që ata të kenë mundsin të shprehin pikepamjet e tyre për të ushqyer funksionimin e një shoqërie fer dhe të drejtë.
Eshte shume e rendesishme qe Demokracia nuk nenkupton vetëm shërbimin, por edhe përpjekjen për të kontrolluar pushtetin e madh dhe manipulimin e disave, në kurriz të shumicës, sepse në thelb demokracia është parë si një formë e qeverisjes nga populli, për popullin. Kjo zbatohet shpesh nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, e cila shih…, për këtë arsye kërkon zgjedhje të lira, transparente, të ndershme, për të arritur legjitimitetin.
Edhe në demokracitë e qëndrueshme, ka presione që kërcënojnë themelet e ndryshme demokratike, hapja e një sistemi demokratik gjithashtu e lejon atë për të perdore mjete te pershtatshme interesi per të përfituar nga procesi demokratik si një mjet për të arritur në pushtet dhe për të shtrirë ndikimin, edhe në qoftë se ata nuk i mbahen parimeve demokratike. Kjo mund të sinjalizojë dobësi në mënyrën sesi disa demokraci janë ngritur, edhe shoqëri e mbyllur edhe institucionalizëm nuk shkon, nuk ka ndodhur askund ne bote, ngase ndërtimi i “institucioneve” kinse demokratike në kushte të kriminalizimit të egër ekonomik: korrupsion, hargjim te paras publike pa disiplinim finansiar te buxhetit derivon robëri të dyfisht, duke ngulfatur rebelizmin qytetar dhe përpjekjen per tu çliruar, duke shperfaqur modelin e bajraktarit-presidentit, i cili përpiqet të ndërtoi kupollën e obrorrtarëve të dëgjueshëm, dhe si dhe sa është i qëndrueshem ky balans, i presidentit me shumë pushtet faktik -jo konstitucional dhe të diciplinimit qytetar, që mohon çdo formë të rebelizimit qytetar, është kjo një formë e mashtrimit për të mbledhur ujemin shqiptarëve, asesi serbëve (?). Në parim, mund të ketë mënyra të ndryshme për të adresuar këtë, por realisht sapo të arrihet fuqia nga ata që kane gjetur mbështetje ne grupet e interesit te bazuara ne vlerat demokratike, del se ata nuk janë demokrat të vërtetë, veshtire dhe rrallë ndodhe qe dikush të heq dorë nga pushteti.