Konferenca e Thacit me gazetare, si dhe deklarimet e tij thumbuese nuk perqonin aspak mesazhin e unifikuesit, perkundrazi te nje idhnaku te çoroditur, i cili në perpjekje për te arsyetuar veprimin e ish ministrit te jashtem pro rus, e shkeljes se vendimit per karantinim, akuzoi shtetin te cilin e udheheqe si terrorist, njejte sikurse valltari i Gadafit. Nga ajo qe u pa dhe qe u degjua, pas nderhyrjes se tij te drejtperdrejt në parlamentin e Kosoves, duke i ftuar partitë politike jashte parlamentit dhe duke ekskomunikuar kryetaren e kuvendit per te kontrabanduar nje qeveri te re, jashte vullnetit popullor eshte nderhyrje e drejtperdrejte në sistemin parlamentar te Kosoves. Thaci poashtu duke aranzhuar takime te fshehta jashte publikut me grupe parlamentare, sidomos me ato te minoriteteve, duke i “keshilluar” qe te krijohet nje realitet i ti jokushtetues, duke penguar qeverine në detyre t’i kryeje detyrat e parashtruara kushtetuese.
Derisa ne bote, prire nga SHBA demokracia ka fituar nje permbajtje te re, duke u be me e hapur me publikun, duke thyer klishete e burokrateve te korruptuar, te cilat te gjitha vendimet i marrin ne zyret e mbyllura, ashtu si po veprojne Mustafa dhe Thaci. Publiku kosovare nuk mund te pajtohet me me metodat e sherbimeve sekrete te presidentit dhe te lidereve obstrukcionist te cilet për interesa personale dhe me metoda te shoqerive te mbyllura “vellazerore” bejne takime dhe lidhin marreveshje te fshehta jashte syve te publikut. Si mund te kuptohet ndryshe perpjekja e Thacit per te dekretuar mandatarin e ri fshehtas te enjten, nje dite para festen se 1 majit ne parlament, a nuk ishte kjo perpjekje për te krijuar situatë kaotike me dy qeveri? Dhe pse akoma fshihen prej publikut emrat e 61 deputeteve nenshkrues per formimin e qeverise se re, pse fshehet dhe deri me sot nuk u be publike marreveshja për koalicion në mes te LDK-se dhe LS, dhe pse e heshtet dhe nuk behet publike marreveshja për qeverisje te perbashket. Cili pra eshte qellimi i vertete i presidentit? Menyra e tille e udheheqjes se vendit eshte e ngjashme me Krizen kushtetuese te vitit 1993 në Rusi, i cili u zgjidhe me force ushtarake. Marrëdhëniet midis presidentit dhe partive opozitare jane perkeqsuar qe sa kohe. Lufta për pushtet ka arritur krizën e saj ne Gjykaten Kushtetuese, me dyshimet e percjellura nga publiku se gjykatesit jane politikisht te anshem, sepse ata jane te perkdhelurit e LDK-se dhe te PDK-se, por edhe për shkak te konflikteve te interesit. Ata nuk gezojne besimin e qytetareve, sepse emrimi i tyre ka qene politik. Pse presidenti i vendit nuk shqyrtoi mundesine të shpërbëjë legjislaturën e vendit, ashtu si u veprua në raste te ngjashme, dhe pse ai me 2019 nuk veproi njejte te perpiqet qe te krijoi nje qeveri te re nga opozita, e cila kishte numrat e mjaftueshem. Kushtetuta nuk i dha presidentit fuqi për ta bërë te gjitha keto veprime politike, qe beri tash se fundmi, as qe justifikon urdhrat e tij per te shtremberuar dhe manipuluar rezultatet e 6 tetorit, 2019. Pergjigja e vetme e Gjykates Kushtetuese do t’ishte qe Gjykata të shpall të pavlefshëm dekretin e presidentit, impezoi Thacin dhe te shpalle te drejte kerkesen e VV-se, duke mos penguar qeverine në kryerjen e detyrave deri në shpalljen e zgjedhjeve te jashtezakonshme.