Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Kur një shkëndijë kashte ndez një mal

 

Politikanët serbë nuk kanë ndërruar aspak strategjinë nacionaliste, ata si gjithëherë përpiqen që të justifikojnë luftën shfarosëse kundër të tjerëve për të zbehur kujtesën e opinionit në Evropë, atë të destruktivitetit dhe të krimit

 Platforma nacionaliste serbe nuk po zbehet por gjithnjë e më tepër po promovohet si strategji kombëtare duke promovuar atmosferën e viteve të 90-ta. Vizita e fundit e presidentit serb, Vuçiq, ishte provoktative, nacional-shoveniste dhe agresive. Fatkeqësisht liderët e Kosovës janë të zbehtë në prononcime sa herë i nënshtrohen presioneve aktrojnë lojën e strucit. Çfarë të thuhet për presidentin Thaçi, i cili iku në Shqipëri për tu hedhur në përqafimin e Metës, për t’i ikur situatave të palakmueshmr dhe pyetjeve të arsyeshme të mediave vendore

Çka po ngjet në Kosovë?

Nga liderët e rrëmbyeshëm kosovarë- “ujqë” ndaj opozitarëve, ndërsa qengja ndaj bashkëqeveritarëve të Lista Serpska, qytetarët mbetën pa përgjegje se çka po ndodhë në Kosovë, ku kishte ardhur pioneri i Millosheviqit me një agjendë të caktuar shoveniste, sikur  Kosova të ishte “Alajbegova slama” (Kashta e Alajbegut është zakonisht një frazë serbe që përdoret kur një copë toke është pa të zonë. Edhe pse alajbeg si fjalë ka konotacion oriental, ose më saktë – është me origjinë turke, fraza nuk ekziston në Turqi, as në gjuhë të tjera orientale, as që është e  regjistruar në ndonjë gjuhë tjetër në botë përveç që e përdorin si idiom serbët. Fjala ka origjinën nga jeta, në rrethana të caktuara historike, termi Kashta e ALAJBEG-ut dëshmon për kohën në të cilën është prodhuar, por edhe në përdorimin e sotëm: rreth natyrave tona dhe zakoneve të kohës së osmanlive.) Sipas interpretimit të Abdullah Shkaljiqit, autor i Fjalorit turke-huazimet në gjuhën serbokroate, idioma KASHTA E ALAJBEG-ut do të thotë “pasuri pa pronarë”, diçka që të gjithë mund të marrin dhe të përdorin si të tij, pra, – diçka që është e të gjithëve dhe e askujt, e cila mund të japin dhe të konsumojnë pa asnjë masë dhe kontrollë.

Prandaj vetë vizita dhe përdorimi i fjalorit agresiv, i vizitës së një mysafiri që pretendon t’ua thotë troq liderëve të Kosovës se është ai që kontrollon këto pasuri kosovare,  do të duhej të ishte alarmuese për liderët e Kosovës, të cilët belbëzojnë vetëm fraza boshe të një kinse retorike negociuse, sidomo presidenti Thaçi  është dashur, bile së paku të alramoj për fjalorin destruktiv të Vuçiqit zyren e përfaqësuesen së lartë e BE-së, zonjën Mogherini.

“Good guy vs bad guy” (shoku i mire vs shokut të keq)

C’është ky cinizëm dhe kompleks i inferioritetit i “good guy” – i shokut te Vuçiqit nga ALBACH, Tiroli Jugor, në Austri? Ndërsa në anën tjetër mediat serbe të përkrahura nga qeveria serbe vehen në gjendje gatishmërie për të sulmuar shqiptarët, a nuk ishte kjo situatë thuase identike e të kaluarës kur “tifozët” e pushtetit serb futën flakën në ambasadat perëndimore, që përfunduan me djegien e flamurit amerikan dhe shkatrrime tjera që jepnin pamjen e njëmendët të real politikës serbe, e udhëhequr nga institucionet shtetërore. Edhe akti i vizitës së “paralajmëruar” e Vuciqit në Kosovë, në Serbi, por edhe në Kosovë ishte i përgatitur sipas skenarit dhe planit sekret të qeverisë serbe, që përmbante kodin “top secret”. Shkuarja dhe ardhja e liderëve serb në Kosovë, kanë për qëllim provokimin e situatës në baza nacionale, dhe me ndihmën e Rusisë për të ngritur jo funksionalitetin institucional të shtetësisë së Kosovës si të paqëndrueshëm. Vet fakti se 85 përqind e elektoratit serb votuan për politikën ultranacionaliste të ithtarëve të ideologut të tyre kriminelit serb që u gjykua në Hag Sheshelit, pasqyron pozicionin e pandryshuar politik të serbëve të viteve të 90-ta, kur në pushtet ishte kasapi i Ballkanit Millosheviqi. Retorika agresive e politikanëve serb është qëllimisht destruktive, duke rritur në mënyrë sinjifikante ashpërinë e fjalorit kundër fqinjëve në rajon. Deklaratat e parreshtura të politikanëve dhe liderëve serb kundër shqiptarëve dhe realitetit të ri, pavarësisë së Kosovës, janë gati në një frekuencë të njëjt me deklaratat e zyrtarëve të Kremlinit, të cilët po përpiqen të bëjnë presion të vazhdueshëm në BE dhe më gjërë, duke sponzoruar një fushtatë të gjërë diplomatike kundër pranimit të shtetësisë së Kosovës, duke servuar oferta të reja për bisedime, vetëm e vetëm për të shtyrë sa më shumë pranimin e Kosovës në shtetet të cilat kanë mëdyshje. Deri më tash fjalori dhe retorika agresive e këtij partneriteti doli e sukseshme, sidomos në shtetet anëtare të Konferencës Islamike. Edhe pse tentohet të shfajësohet pala shqiptare në pamundësin për të bërë dicka më tepër, nuk justifikon mos angazhimin e saj që përmes televizionit shumë të shiquar në botë Al Jezira të informoj teleshikuesit për realitetin e ri.

 Vizita në veri, rikthim në kohën e Millosheviqit !

Luftat e parreshtura serbe për dominim në rajon, përveq se ishin shkatrruese, ato kishin për qëllim edhe implikimin e drejtpërdrejtë të Rusisë, për të rikthyer atë në skenën botërore si një faktor të rëndësishëm, pa të cilin nuk mund të zgjidhen krizat në botë. Kjo rrymë nacionaliste serbe përshkoi edhe Rusinë me daljen në skenë të ultranacionalistitëve rus dhe serbit të Republika Serpska, Dodikut, për të krijuar një klimë të përshtatshme nacionaliste për presidentitn rus, z. Putin, dhe ithtarin e tij kryeministrin Medvedev.

 Politikanët serb nuk kanë ndërruar aspak strategjinë nacionaliste, ata si gjithëherë përpiqen që të justifikojnë luftën shfarosëse kundër të tjerëve për të zbehur kujtesën e opinionit në Evropë, atë të destruktivitetit dhe të krimit. Nuk është vetëm Kosova terren i veprimit dhe deklaratave provokative, këtë e bëri edhe premieri i Republika Serpska z. Dodik, duke e quajtur luftën e drejtë të popullit kroat si luftë të spastrimit më të madh etnik të pas Luftës së dytë Botërore.

Deklarata e pamatura të presidentit të Republikës serbe sa herë plasohen, hasin në reagim të ashpër të zyrtarëve kroat dhe adresohen në OKB.

Këtë duhet ta bëjë edhe qeveria e Republikës së Kosovës, pa mëdyshje.  Dodiku i cili kur thrret serbët e Kroacisë të vijnë në Republikën serbe, ai shpesh përzihet drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Kosovës  atë të këthimit  në politikën e Millosheviqit e viteve të 90-ta, duke shtuar se Dodiku duhet të pranon faktin që vjen nga Bosna e Hercegovina, shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Ai dhe Vuqciqi duhet të dijnë se kur të shkon dikund mysafir duhet të sillët ashtu siç përcakton rregullat nikoqiri, e kjo është, bile së paku të çmon të vërtetën.

E vërteta për luftën atdhetare është një: Kosova është sulmuar, ka qenë viktimë e agresionit dhe e ka fituar atë luftë të imponuar, duke sqaruar se Kosova nuk e ka dashur luftën, ka kaluar një rrugë të vështirë dhe për këtë sot askush nuk mund të ndërroj të vërtetën e luftës atdhetare.

 Pretendimet e orkestruara serbe për të zbehur luftën çlirimtare të republikave dhe të Kosovës (tash shtete të pavarura, dhe të konsoliduara, përveq Kosovës e cila nuk ka përmbyllur krejtësisht shtetndërtimin) në rajon të cilat u mbrojtën me plotë sukses,  ua pamundësojë liderëve luftarak serb realizmin e projektit serb të Serbisë së madhe. Makineria propagandistike serbe nuk ndalet akoma edhe pas krimeve të papara kundër njerëzimit që ua shkaktuan banorëve në ish Jugosllavi,.dëme të mëdha fizike në njerëz dhe dëme të pariparueshme materiale. Serbia po përfiton dukshëm edhe nga fjalori i matur i liderëve evropianë, duke u përkrahur fuqimisht nga kreu i Kremlinit, i cili nuk po heziton fare që problemet e brendëshme politike në Serbi t’i balansoj me sulmet e parreshtura kundër pavarësisë së Kosovës, duke arsyetuar politikën e ndjekjes dhe dëbimit të qytetarëve jo rus në Gjorgji-Abkhazi dhe Oseti, në Krime- Ukrainë, por edhe duke fshehur përmasat e krimeve monstruoze në Çeçeni.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …