leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Lëvizje dhe heshtje…

Minutat klikojnë dhe zhurma po vdes 

me vetëm një dëshirë…, 

lëvizje dhe heshtje…

 

Ky vend ka pasur shumë fatkeqësi, dridhje toke, pastrim etnik të dizajnuar,

tokë e djegur, e projektuar, ekzistencë e konstruktuar… në Bllacë…, në Durrës…,

në kënetë…, me vetëm një dëshirë jete…, lëvizje dhe heshtje…

 

Ju jeni siguruar, keni tapinë, pronësinë, trashëgimin dhe kusarinë, 

ndërsa vendi shkon në përmbytje, qetë, 

si një erë e madhe, fatkeqësi moti…

 

Minutat klikojnë dhe zhurma po vdes 

me vetëm një dëshirë…, 

lëvizje dhe heshtje…

 

Rruga që bashkon një komb, një etni,

e mbuluar me një heshtje të mistershme arrogante

ka një etje për errësirë, ju të ndiheni të shkathët…

në rrahjet, shtrirjet, lëvizjet, emocionet, rrëshqitjet e tokës…,

të bëheni aq të fuqishëm sa të rinjt më lehtë të largohen nga ky vend-shtet

 

Minutat klikojnë dhe zhurma po vdes 

me vetëm një dëshirë…, 

lëvizje dhe heshtje…

 

Tensione tani për tani, pushime të dhunshme, papunësi

baraspeshë në fuqi përsëri…

ngadalë-shkathët, po përmbushni planet e huaja

dhe thoni se po zgjatni frymëmarrjen, me sytë e ndezur dhe të verbëruar

e njerëzit shtrijnë duart, janë bërë lypsarë,

Ju lëvizni buzët duke qeshur në heshtje…

edhe gëzoni shumë benefite, nuk ngiheni…

 

Minutat klikojnë dhe zhurma po vdes 

me vetëm një dëshirë…, 

lëvizje dhe heshtje…

 

Jeni të sigurt, keni tapinë, pronësinë, trashëgimin dhe kusarinë

se vendi shkon në përmbytje, qetë, si një erë e madhe, fatkeqësi moti…

Është vështirë për të përmbledhur fuqi, për t’u ringritë përsëri…

Ky vend ka pasur shumë fatkeqësi, dridhje toke, pastrim etnik të dizajnuar,

tokë e djegur, e projektuar, ekzistencë e konstruktuar… në Bllacë…, në Durrës…,

në kënetë…, me vetëm një dëshirë…, lëvizje dhe heshtje…

 

Minutat klikojnë edhe zhurma po vdes

njerëzit në stivë të pambuluar..,

 

Ç’thuani ore… të avokoni dhe të luteni për arkivole të paketuara

nuk kam ditur që duart dhe fytyra janë si dallgët në një vijë…,

përtej gropave të hapura, as puse as varreza…

fshihet ndriçimi i reklamave vezulluese hyjnore mbi çati…,

E nata tymon errësirë, jo fabrikat…, dhe sytë dalëngadalë po humbin ngjyrën.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …