Zbavitja e deritanishme e opozitës së pasur (pushtetarë deri më tash) nuk po bjen nga repertoari publik, ata herë bëjnë zhurmë e herë ofshajnë varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian “të jesh apo të mos jeshë” i protagonistëve që përmenden në skenarin e Grenellit përmes cicërrimave në twitter për të atakuar kryeministrin e posazgjedhur është në akordancë me analistët e paguar, të televizioneve qendrore, anues të Thaçit dhe të PDK-së. Këtyre “comancherosëve” shqiptarë akoma nuk po iu shihet fundi. Puna e përditdshme që bënin për të mbledhur trohat e kulaqit të pushtetit po micërrohen. Atrakcionet politike dhe zbulimet e gazetarëve për “kërcnimin” e diplomatëve amerikanë janë testim për qeverinë Kurti sa janë konsitent në kryerjen e detyrave të marra, apo duhet t’i nenshtrohet belbezimeve te zyrtareve plackites te buxhetit deri “dje”, opozite e çakorduar urrejtese “sot”, qe kerkojne te ndryshojnë agjendën politike brenda dite-nates, nuk dihet saktësisht…
Zukatjet që po dalin nga taboret politike të opozitës po rrisin presionin në qeveri, edhepse ka vetëm një javë që janë në pushtet. Frekuentimet e tyre të shpeshta në televizionet lokale dhe të presidentit që është ze-“opozitar” i lakueshem ndaj kryeministrit dhe kryeparlamentares, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën, hej… reakcionet politike janë bë sikurse ato kimike, këtë e sprovoi lideri i AAK-se të cilin e rrënoi nga posti politik nje ftese e Gjykates Speciale, pas nje doreheqjeje pa paralajmerim… Ai vullnetshem ngriti kartinin e kuq, duke plandose PSD-ne nga skena politike. “Legalisti” nuk bëri shumë zë, u tërhoq denjësisht nga negociatat e gatimit të pushtetit, në qetësi përgatitet për maratonin e ardhshëm të opozitarizmit, dhe duket se do të zgjatë shumë. Ngjarjet aq të ngjeshura të këtij njëjavëshi, ishin politikisht shumë ambcioze,.”Hygjymi” i zhurmshëm i Ramës dhe i martirëve socialistë për të promovuar “mini-shengeni” u lëkund nga “makro-shengeni” Kurtian.
Kështjella e socializmit Ramian nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveq gjuhes hidheruese te kryeministrit shqiptare drejtuar zyrtareve “kosovare.” “Shkelqimi” i Rames ishte “mbreselenes” kur si “major” i Tiranes ia dorezoi çelsin e Tiranes mikut të Karagjiqit e Mlladiqit, rock yllit serb me kallash Bregoviqit, i cili lartesoi kasaphanen e krimineleve te luftes. Duket se kjo njolle në karrieren e tij politike te “afersise” me estabilishmentin serbe nuk ishte e mjaftueshme, ai serish ktheu në repertoarin politik baladen “Ram(a)izi dhe Boro(Vuća)”. Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë kanosjet “patriotike” do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit, është vështirë t’i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri.
Ngjarjet në Shqipëri u zbehën në krahasim me ”makro-shengenin” e promovuar nga idealisti puro-shqiptar, Albin Kurti. Rinia e idealizmit kombetare lëkundi regjimin e “pronto-mafias” PANA aq shumë, saqë dridhjet demokratikë në Kosovë po duken më shpresëdhënëse edhe në Tiranë. Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë te raportit te Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor, duke pritur qeverinë në lindje të konkretizoi pritjet e qytetareve… Mjerisht “opozitaret” nuk po kendellen nga humbja e pushtetit që po perëndon, që i jepnin nofka të ndryshme herë në largim e herë në detyrë. Sa do të zgjatë kundërshtimi demokratik i politikëbërsve “Pronto” nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë,aq shumë, saqë u lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika obstrukcioniste…, e shtyrë edhe nga “Dicku” si bashkëautorë…