Deri vonë, nuk e kam kuptuar domethënien e filozofisë Rugoviane, dhe asaj paqesore e tipit kosovar… Formuluesi i saj, i ndjeri Ibrahim Rugova, konsiderohet si njeri i “shenjtë” nga një pjesë të popullit tim, 25 %. Atij i është ngritur edhe një shtatore impozante në Prishtinë, që atë e paraqet si një atlet muskuloz… Dhe ç’ishte sekreti i kësaj filozofie, ishte “duromania”, dhe ai padrejtësiht krahasohej me Ghandin. Ai identifikohej edhe me protretin e Nënës Tereze. Mendimi i tij politik dhe jeta e përditshme ishte shumë më ndryshe, nga ajo e popullit të cilin e përfaqësonte. Ai jetonte dhe vepronte krejtësisht ndryshe nga lideri i të drejtave civile Mahatma Ghandi.
Dr. Rugova ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë, më vonë u zgjodhë kryetar i LDK-së. Kariera e liderit shqiptarë identifikohej me ngritjet dhe rëniet e poppulit të tij. Për dallim nga Ghandi që identifikohej me mendim burimor filozofik, e një poppuli të madhe me kulturë të vjetër, ata dalloheshin edhe për mënyrën e jetesës dhe veshjen modeste. Kështu psh. Ghandi vishej me mbulesë të arnuar dhe trupin thatanik e mbështeste në shkopin e bariut, pra kishte shumëçka mitike, shetiti tërë Indinë rreth e përqark, duke shfrytëzuar trafikun hekurudhor, përshëndetej dhe kuvendonte për hallet e popullit dhe i gjithë populli e adhuronte.
Avokati i Drejtësisë në Morgantown, Mahatma Gandhi njihet gjerësisht si një udhëheqës i nacionalizmit indian në Indinë e kontrolluar nga Britania, e cila ka përdorur mosbindjen civile të padhunshme, duke frymëzuar lëvizjet për të drejtat civile në të gjithë botën.
Duke qenë i hapur me popullin dhe duke biseduar me popullin, por edhe duke agjeruar, Ghandi identifikohej me popullin dhe përjetonte fizikisht dhimbjen e popullit; dhe ai tërë asaj mase njerezish iu printe me koncepte të qarta politike, duke sfiduar kompanitë e mëdha britaneze me greva te njëpasnjëshme, me sabotimin e blerjes së mallërave britaneze. Ai pra ishte një urtak i përmasave univerzale, ishte një studjues mendjemprehtë i shkollës angleze, dhe në fund edhe shtatorja e tij është e dimensioneve reale, nuk është e dimensioneve jo reale, si ajo e liderit historik te shqiptarëve… Përkundruall liderit politik, Ibrahim Rugova, po në atë kohë, shqiptarët filluan të identifikohen shumë më shumë, me nënën e lumnueme, Nënën Tereze, ishte pra një ndryshim goxha i madh, ajo e vogël, e krrusur bëri që shumë burreshtetas, duke përfshirë edhe njerin ndër liderët më të mëdhenjë amerikan dhe botërorë presidentin Regan të përkulet para Nënës Tereze… Ndryshimi është që të dy këto yje shnëdritnin dhe ndriqonin me thjeshtesine e tyre, por edhe me veprat e tyre të medha, univerzale, jo fjalet… ndërsa lideri yne “historik” jetonte në luksin më të madh që kishte jetuar ndonjë lider në Kosovë. E tërë diaspora paguante shtetin e tij përrlallor dhe republikën imagjinare të pavarur, pa bërë asnjë sakrificë, me vetëm një kërkesë “durim”… Dhe ai liderizëm, ajo filozofi është duke na percjellur vazhdimisht edhe sot “durim”, por durimi ishte shume profitabil për liderët, ata jetuan vazhdimisht në kurriz të fukarenjëve më të mëdhenjë te Evropes, me vetëm një kërkesë politike “durim”.
Dhe pas atij marshimi të duromanisë gumëzhonin veturat luksoze me dritare të errta, renditeshin shërbyesit njëri pas tjetrit, njëri duke mbajtur pallton, ai tjetri çantën, me para te mykura dhe pa dokumente, plane, projekte për shtetin… oferta për qytetarët. Qysh atëherë, menjëherë pas luftës ishin premtuar elektranat nukleare dhe eksportimi i qenëve të Sharrit.., kamarierët që i rrinin te koka dhe çdo lëvizje e tij përcillej me fanatizëm, i gjithë ai eskadron shoferësh, truprojesh, dhe të gjithë udhëtonin jasht shtetit me pasaporta te kuqe, është fare e kuptueshme, atëherë madhëroheshin institucionet.., komandanti i forcave te armatosura, qeveria, kryeministri, ministrite dhe ministrat, dhe vazhdimisht i këndohej institcionalizmit, pa menduar fare se shqiptarët ishin të robëruar dhe ata kështu institucionalizonin robërinë. E njejta filozofi e viteve te 90-ta dhe pas luftës është duke vazhduar me avazin e vjetër me një emër të ri Thaci. Edhe ai çdo gjë, çdo perpjekje, edhe pick-imet “selvie” çdo gje po e bënë në dobi të “institucioneve”… dhe ndodhi ura qe ndanë një komunë dhe të gjitha mitet ranë, aty u pa brishtësia e shtetit, “doromania”, dhe për një ditë të vetme dështoi shteti i Thaçit, njejtë si ai i Rugoves… Tregimi vazhdon, shpresoj me njerëz të rinjë, të cilët nuk do ti thurrin elozhe “duromanisë”, por shtetit dhe vendimeve që do të merr shteti konform premtimeve qe ua shpalosin qytetarëve…qytetarët edhe ashtu janë punëdhënësit tuaj!