Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Nacionalizmi kosovar v.s. Kombit shqiptar

Koncepti i kombit nuk përkon dot vetem me të drejtën e administrimit te territorit dhe qeverine e veçante, por me teper identifikon kombin si nje grup te veçante i njerezve me gjuhe dhe kulture te perbashket (rasti i hebrenjeve). Vetem ne shekullin e XIX u be e zakonshme qe çdo komb duhet ta kete qeverine e veçante, kjo eshte e ashtuquajtura filozofia politike e nacionalizmit. Ne fakt shqiptaret ne ish-Jugosllavi kishin një shkalle te veteqeverisjes se larte, të bartur nga Kosova si element konstituiv I federalizmit ish-jugosllav, sidomos pas ndryshimit te amandamenteve Kushtetuese me 1971 dhe Kushtetutes se KSAK me 1974.

Per aq kohe sa shqiptaret ishin te ghetoizuar nga Serbia 1988, me vone nga UNMIKU dhe EULEXi-BE-ja, Kushtetuta e ‘74 ishte dokumenti më i lartë juridik i Kosovës, dhe bazuar në po ato ligje do të gjykohet grupi i “kosovarëve” të uniformuar të UÇK-së. Po të njëjtat ligje minus ligjet diskriminuese serbe, iu lejonte institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të “gëzonin” te drejtën e mbledhjes së tatimeve nga shqiptaret, t’u drejtohen gjykatave te tyre, dhe padyshim ata silleshin si banorë pa toke-pa territor, dhe si komb paralel. Meqenëse si pike reference i referohen te huajeve-miqeve nderkombetare, pastaj Aahtisarit, jo qytetareve te vet, ata nuk kuptojnë se per te jetuar i lire duhet degjar zeri i qytetareve, taksapagues… Elita politike eshte borgjelinje i tyre, sepse ata i paguajne, jo te miqeve te cilet sillen konform rregullave dhe ligjeve te shtetit te origjines prej nga ata vijnë. Nese i referoheni kombit ne kuptimin e garës shqiptarizmi nuk eshte komb.

Njerëzit jane te lire te ndihen si te duan, njejte sikurse konvertimet fetare, por ata konsiderohen shqiptare nese kane lindur si shqiptare dhe deklarohen vet qe i takojne kombit shqiptar. Për t’u deklaruar kosovare kane te drejte vetem ata qe kane lindur ne Republiken e Kosoves pas 17 shkurtit 2008. Por meqe kjo nuk eshte gare kombesh mund te deklarohet lire kush si do, jo tu imponohet dhe dhunohet atyre vullneti i lire, sikurse perpiqen ta bejne disa “nacionaliste” kosovare…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …