leoni

Agim Vuniqi: Njëri i bie thumbit, tjetri patkoit

Demokracia ( “sundimi nga populli ” e përkthyer kuptimisht nga gjuha e vjetër greke- helene) është parë si një nga idealet e fundit që civilizimet moderne përpiqen të krijojnë, ose ruajnë . Demokracia si një sistem i qeverisjes është menduar për të mundesuar përfaqësim të gjerë me qëllim të përfshirjes të sa më shumë njerëzve që ata të kenë mundsin të shprehin pikepamjet e tyre për të ushqyer funksionimin e një shoqërie fer dhe të drejtë.
Parimet demokratike të drejtohen në përputhje me idealet e lirive universale të tilla si e drejta e fjalës së lirë.
Eshte shume e rendesishme qe Demokracia nuk nenkupton vetëm shërbimin, por edhe përpjekjen për të kontrolluar pushtetin e madh dhe manipulimin e disave, në kurriz të shumicës, sepse në thelb demokracia është parë si një formë e qeverisjes nga populli, për popullin. Kjo zbatohet shpesh nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, e cila shih…, për këtë arsye kërkon zgjedhje të lira, transparente, të ndershme, për të arritur legjitimitetin.
Edhe në demokracitë e qëndrueshme, ka presione që kërcënojnë themelet e ndryshme demokratike, hapja e një sistemi demokratik gjithashtu e lejon atë për të perdore mjete te pershtatshme interesi per të përfituar nga procesi demokratik si një mjet për të arritur në pushtet dhe për të shtrirë ndikimin, edhe në qoftë se ata nuk i mbahen parimeve demokratike. Kjo mund të sinjalizojë dobësi në mënyrën sesi disa demokraci janë ngritur, edhe robëri edhe institucionalizem nuk shkon, nuk ka ndodhur askund ne bote, ngase ndërtimi i “institucioneve” kinse demokratike në kushte të okupimit të egër derivon robëri të dyfisht, duke ngulfatur rebelizmin qytetar dhe përpjekjen per tu çliruar, pse athua Serbia lejonte modelin e bajraktarit-presidentit të ndërtoi kupollën e obrorrtarëve të dëgjueshëm, dhe si ishte i qëndrueshem ky balans, i presidentit faktik serb edhe në Kosovë, me shumë pushtet, dhe tjetrit që diciplinonte qytetarët, që mohonte çdo formë të rebelizimit qytetar, derisa qeveria jetonte dhe vepronte ne ekzil, pa pasur te drejten e kethimit, apo edhe ky ishte mashtrimi për të mbledhur ujemin shqiptarëve në perëndim. Në parim, mund të ketë mënyra të ndryshme për të adresuar këtë, por realisht sapo të arrihet fuqia nga ata që kane gjetur mbështetje ne grupet e interesit te bazuara ne vlerat demokratike, del se ata nuk janë demokrat të vërtetë, veshtire dhe rrallë ndodhe qe dikush të heq dorë nga pushteti
Idealet e demokracisë janë aq shumë tërheqëse për qytetarët e gjithë botes, saqë shumë njerez kanë sakrifikuar çdo gjë, madje kane dhene edhe jetën e tyre, për të luftuar për të. Në të vërtetë, epoka jonë e “civilizimit ” karakterizohet gjithnje e më shumë nga lufta dhe konflikti per te realizuar frytet e paqes dhe demokracisë. Shekulli i njëzetë ka qenë shpesh i quajtur ” shekulli i luftës. “
Në një mënyrë, apo tjetrën, disa shtete jo-demokratike kanë instaluar mjetet e propagandës dhe të represionit kundër popullit të tyre dhe demokracia është një testament për dëshirën e njerëzve për forma më të hapura dhe demokratike të qeverisjes. Kjo është, më shumë per te perceptuar çka duan njerëzit, ndersa, aparatet më ekstreme te shteteve jo- demokratike duan të mbajne pushtetin sa me gjate, megjithatë, edhe në demokracitë e qëndrueshme ka presione që kërcënojnë themelet e ndryshme demokratike. Hapja e një sistemi demokratik gjithashtu e lejon atë për të perdore mjete te pershtatshme interesi per të përfituar nga procesi demokratik si një mjet për të arritur ne pushtet dhe per te shtrirë ndikimin, edhe në qoftë se ata nuk i mbahen parimeve demokratike. Kjo mund të sinjalizojë dobësi në mënyrën sesi disa demokraci janë ngritur. Në parim , mund të ketë mënyra të ndryshme për të adresuar këtë , por në realitet sapo të arrihet fuqia nga ata që kane gjetur  mbështetje ne grupet e interesit te bazuara ne vlerat demokratike del se ata nuk janë demokrat të vërtetë, veshtire dhe rrallë ndodhe qe dikush të heq dorë nga pushteti
Shfletime…
Ju do te thoni se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut ishte produkt i menqurise politike te politikaneve te kohes, por nuk ishte, deklarimi para ndertesës se Kuvendit te Kosoves pasoi pas avokimit të avokates së verbër amerikane Eva Bradley, e cila i udhëzoi delegatët e përbërjes së atëhershme të shpallin publikisht Deklaratën Kushtetuese e njohur si “2 Koeeiku”, e cila më vonë u pasua me Kushtetutën e Kaçanikut, në bazë të së cilës u proceduan shumë dokumente konstitucionale që u shfletuan parimisht më vonë edhe në GJND ne Hag, Fatkeqësisht Kuvendi që aprovoi atë Kushteute, që u organizua ne menyre shume mjeshterore nga poliicia e atëhershme, e shkëputur nga administrata e atëhershme shtetërore, në mbështetje të së cilës u zgjodh qeveria në ekzil dhe u formua Fondi Humanitar Gjithekombetare, i cili u krijua per te finacuar luftën, me të cilin “obligoheshin” shqiptarët, jo vetëm të Kosoves, por edhe të trevave tjera të paguajne 3 perqind nga të ardhurat mujore, më vonë doli si mashtrim, sepse kryeministri dhe ministritë përkatëse nuk realizuan zotimet e deklaruara publikisht, me kalimin e kohes u heshtën obligimet e dhëna, edhepse shume nedege te LDK-se ne perendim vec kishin filluar te organizohen, duke organizuar ushtrime në poligonet legale të qitjeve në Zvicer, ndër to u shquan sidomos nëndegët e LDK-së së kantoneve frankofone, më vonë entuziazmi i krijuar filloi të zbehet meqë nuk shoqërohej me ndonjë vendim politik të Prishtinës. Pat edhe inciativa tjera individuale të liderëve të diasporës, por nuk kishte ndonje organziim adekuat dhe profesional, ngase kampet e ushtrimit qe u organizuan ne Shqiperi ishin vetem vende motivimi dhe tubimi të të rinjëve që iknin nga ish APJ dhe stacionoheshin për një kohë aty, duke gjetur mënyra për të emigruar në perëndim, shumica e tyre tregonin për moskujdesin ndaj tyre dhe kushtet e këqija që kishin gjetur ata, pra qysh atëherë nga djersa dhe mundi i të tjerëve përfitohej politikisht dhe materialisht. Edhepse u perpilua doracaku-udhezuesi i Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës, nën mbikqyrjen e kolonelit të ish APJ, më vonë ushtarak I lartë I UÇK-së Sali Veselit, ishte vetëm një deshirë që mbet në letër, pavarësisht nga kjo është dashur të bëhet publik deri më sot, por nuk u bë, nuk e di pse; nuk u publikuan as të dhënat e regjistrimit në diasporë, edhepse u hargjuan shume mjete financiare, nuk dihet a u hodhën në shportën  e mbeturinave apo janë ende te ruajtura në ndonë këthinë ato shenime, çdo kohë pra kishte inciatorët, zbatuesit dhe abuzuesit. Derisa shumica e shqiptarëve ishin simpatizantë dhe anetarë të LDK-së në Zvicer dhe në Gjermani, por edhe në shtetet tjera, u treguan solidar. Ata me kalimin e kohes u harruan, ngase udhëheqësit e tyre ua morën hakun dhe djersën e tyre. Njejtë si koha e tashme, gjatë së cilës udhëheqesit e ish Drejtorise Politike te UCK-se dhe shumë vartës te tyre u pasuruan marrëzisht pa dhëne asnjë llogari, gjithë këto akuza të perditshme dhe asnjëri nuk pësojë, as me një vërejtje së paku partiake, ja pra premtimet dhe meritat e politikanëve të djeshëm dhe të sotëm shqiptarë, të cilët para zgjedhjeve i duan aq marrezisht qytetarët, saqe duan tua vjedhin edhe dashurinë.
Debati në rrjetet sociale, “facebook”
Këto ditë fushate lexova një postim të një miku tim/tonë në rrjetin social FB që thirrej në festën e Presidentit, aludonte në atë të liderit historik të LDK-së, pushoftë në paqe. Duke mos dashur që të keqkuptohem shtrova disa fakte të kohës dhe desha që për shkak të korrektësisë të orientoj të interesuarit, lexuesit, se a mendon në Ditën e Presidentes-Presidentit, atë që do e pranon bota zyrtarisht, tamam si president/e te Republikës së Kosovës, e pranuar ndërkombëtarisht, e cila u shpall e pavarur me ndihmën e SHBA-së dhe te tjerëve më 17 shkurt 2008. Shteti i parë që e pranoi ishte Avganistani. Vlen të theksohet se asnjëherë më parë nuk është njohur Republika e Kosovës ndërkombëtarisht, as që janë njohur zgjedhjet e Kosovës. Derisa në një anë të Kosovës bombardohej e masakrohej popullata në Drenicë në anën tjetër mbaheshin zgjedhjet e LDK-së, per t’u promovuar lideri i shqiptareve, dhe nuk mund gradohet dikush si president shteti apo burrë shteti pa shtet…, përveçse president i partisë, ashtu siç u gradua Pacolli tash së voni. Me keqardhje më duhet të demantoj vetveten se kam shkruar afirmativisht për atë ditë një tekst të botuar në gazetën “Rilindja” dhe “Bujku”, “Historia nuk fal, koha nuk pret”, që doli mu në ditën e zgjedhjeve të atëhershme, por e ardhmja më demantoi, kur i ashtuquajturi president i Kosovës dha dorëheqje dhe shperbëri parlamentin e Kosovës pas instalimit te B. Kushnerit si PSSP të OKB-së,pa mbajtur asnjë seancë promovuese parlamentare, njëjtë sikurse Thaçi që çarmatosi UÇK-në, pa asnjë kusht. Rugova kur mori këtë vendim as qe konsultoi dikend nga kryesia e Parlamentit, kjo ishte shkelje flagrante e asaj Kushtetute të Kaçanikut (çdo shkelje e Kushtetutës në shtetet demokratike është e barazvlerëshme me.., lexoni Kushtetuten Gjermane) në bazë të së cilës u arritën aq shumë dokumente të rëndësishme, që u shfletuan edhe nga ekspertët në GJND-në Hagë, kur u dha opinioni këshilldhënës në favor të Kosovës, në hartimin e atyre dokumenteve me rëndësi konstitucionale kontribuan Akadamik Gazmend Zajmi dhe Prof.dr. Fehmi Agani, të ndihmuar edhe nga Tadej Rodiqi dhe shumë të tjerë… nuk desha të zvogloj kënaqësinë festive të simpatizuesve të LDK-së, desha vetëm t’ju rikujtoj dhe te kontribojë me faktet e kohës…
Është fatkeqësi që njerëzit jetojnë në terr, edhepse terri fizikisht nuk ekziston, por aty ku nuk ka dritë ka terr, pra nëse konsiderohen këto që u shkruan se janë të pavërteta mund të kontestohen me fakte të reja dhe te pranueshme, pra angazhimi që me fakte të qartësohen gjërat dhe të bëhen korrekcione për t’ardhmen janë të dobishme, dhe një menyrë e tillë te të shtjelluarit nuk është urrejtje, por është përpjekje për deshifrimin dhe demistifikimin e mashtrimit dhe vetëmashtrimit. Glorifikimi i personit publik pa dashur t’i shohësh edhe anët tjera negative të tij eshte miopi, për politikanin nuk është aq e rëndësishme çka flet, por si vepron, ai vlerësohet nga guximi i tij politik për t’i ndryshuar gjërat dhe për të marrë përgjegjësi për këtë, nëse konsideroni se ishte politikë e menqur adaptimi i jetës për të jetuar në robëri pa bërë asnjë rrezistencë më të voglën është çmenduri… Jeta në liri është më e veshtirë se ajo në robëri për liderin, sepse për të jetuar i lirë duhet të jesh kreativ dhe të krijon politika të cilat herë gjejne pajtim e herë  jo në popull, ndersa në robëri lideri jeton si mbret, nuk bënë asgjë konkrete, flet ndonjë fjalë të bukur që i pëlqen popullit dhe aq, pra lideri nuk jeton nga frytet e punës së tij por nga djersa e të tjerëve të cilët krijuan mitin se diçka po bëhet, aty këtu ndonjë intervistë në gazetat perëndimore për të mbushur faqet, dhe për tua mos prishur gjumin e natës dhe aq, a nuk ishte kështu!
Rugovizmi, filozofia rugoviane…
Qe një kohë të gjatë është pranuar si term abstrakt politik Rugovizmi, filozofia Rugoviane etj., dhe asnjëri nga ata që kanë zyrtarizuar këtë term politik nuk japin sqarime adekuate, apo është pranuar si retorikë e papërtypur mirë, shprehje frazologjike:” Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit”, në këtë drejtim vërehet një angazhim se Rugovizmi ishte institucionalizëm, cila eshte e vërteta? Dhe çka kanë të perbashkët njera dhe tjetra, robëri e institucionalizuar, ky ishte objektivi, apo trajnim-adaptim i njeriut të lirë të mesohet të jetoj në robëri… si u krija ky model i nënshtrimit të institucionalizuar me vetëdëshirë, votë per të jetuar i robëruar me lider, u pa më vonë si ai u bart “institucionalisht”në Beograd dhe delegoi misionarin për të ndërtuar qeverinë kuislinge të autonomisë, pas fillimit te bombardimeve nga NATO. Si u krijua LDK-ja, dhe cili ishte roli i saj, LDK-ja veproi shumë më shumë në diaporën perëndimore, jo në Kosovë, me infuzionin financiar që merrte atje ndërtohej parazitizmi politik në vend, si ndodhi kjo? Pasi që u rrenua dhunshëm autonomia, nëse flitet për institucionalizmin, atëherë ndoshta mendohet se Autonomia kishte Kushtetuten e Kosovës dhe të gjitha institucionet përcjellëse dhe titullarët e institucioneve, pra kishte kryetarin e kryesisë, tash është përqafuar si term; presidenti, kryetarin e Keshillit Ekzekutiv te Kosoves; tash kryeministri, sekretarët e sekretariateve; tash ministër e ministri, pra ky ishte institucionalizimi, dhe po ai institucionalizëm që deshtoi para uraganit nacional-shovensit serb u pasua nga lideri. Pas rrënimit të Autonosmisë, filloi shpërbërja rapide e LKJ-së, dhe rrënimi i sistemit veteqeverisës, i cili ishte i aplikueshem akoma në Ndërmarrjet publike si OPPB, OP dhe OTHPB, por me rrënimin e dhunshëm të konstitucionalizimit të Kosovës udhëheqësit mbetën pa punë, filluan të bëhen improvizime të reja nga liderët.. u shpërbë LKJ-ja dhe lindi LDK-ja, moto e këtij kuazi-institucionalizimi ishte ndërtimi i institucioneve të reja “demokratike”, dhe cili vend diktatorial në botë i cili futi në gropën me gëlqere presidentin e vet Stamboliqin, të mëshironte një tjetër, perveçse të dekorimit të robërisë faktike (edhe në kampin e të internuarëve në Auschwitz dhe në kampet tjera gjermanët kishin promovuar liderët që ua mundësonin atyre drejtimin e kampit, për të krijuar skemën e mashtrimit para misionarëve të Kryqit të Kuq nderkombëtarë). Eshte paksa i rëndë ky krahasim por realisht kishte shume ngjashmëri sepse Kosova ishte një kamp i madhe i të internuarëve, pa asnjë të drejtë ligjore, apo e drejta fitohej duke e blerë atë.
Sot LDK-ja ka tjeter fizionomi dhe merr fryme ndryshe dhe me lirshem, eshte shnderruar në parti politike, e cia dalengadale duhet te lirohet nga hija e te parit, ajo edhepse dy here kishte fituar zgjedhjet nuk pat guxim te qeveriste me vendin, sepse nuk kishte votat e mjaftueshme per vendin e presidentit, tre here u votua dhe nuk gjeti formulen qeverisese sipas Kornizes Kushtetuese, dhe mungesa e liderizmit faktik, mundesoi qe te lulzoi korrupsioni qe ne fillim, me vone u pa si u zhvilluan ngjarjet…
Shpresoj që në Kosovë do të ketë ndryshime rrënjësore me njerëz të rinjë, të cilët do të mendojnë më shumë për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën sesa xhepat e tyre, alternativa është ndërtimi i njëmendët i demokracisë dhe ligjshmëria, ngase zbatimi i ligjit nga të gjithë është arma e vetme e qytetarit të pambrojtur, pa ligj nuk ka as qytetar të lirë….
Realiteti dhe dëshirat zgjedhore…
Zgjedhjet që priten të mbahen do te jenë rruge zik-zake me shumë të panjohura, janë que peshe i madh e i vogël, komentojnë, brohorasin, shajnë, të gjithë jane kapur dora-dorës me liderët, të buzëqeshur, dhëmbë bardhë…, sa më ka marre malli per zdralanë, për uniformë punetori, për minatorë të djersitur te sapodalur nga zgafella, për veshje mekanikesh, mantelbardhë, punëtorë krahu, kamarier me kemishe te bardhe, ndonje amvise të zojën, infermiere, ndonjë figurë të merrolur polici që zbaton me përpikëri ligjin e Kosovës, ashtu siç është është përberja e popullatës, kështu po del që shumica janë dr…mrr-a, po del që janë afarist të zotë, shkenctarë, akademik, profesor, alamet poliglot, besa ka asi qe kanë dalur publikisht cullak dhe kërkojnë votën e qytetarëve, dhe të gjithë këta e zhvilluan aq shpejt Kosovën saqë tash e mbas nuk ka nevojë as te punohet, do të kënaqemi nga ky urnek anadollak, nuk flet kush sa do te jetë orari i punës, me çka do të udhëtojnë të gjithe ata punëtorë, sa do te jete paga minimale, si ne sektorin privat ashtu edhe në atë publik, si do të paguhen punëtorët, si do te realizohen pagesat, a do të lëshohen çeqet në përdorim, kartat bankare për tu ndalur ekonomia informale, si do të percaktohet vlera e shkallzuar e tokës, si do të zgjidhet statusi i ndërmarrjeve të medha kapitalo-investive… shumë pak flitet për investimet kapitale e rezervave të ujit të pijshëm, për liqenet akumuluese, për ujin industrial, për tokën e kontaminuar, për ushqimin cilësor, për agjensite e ndryshme autonome, te pavarura dhe profesionale…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …