( Dom Anton Kçira i quan qenë shqiptarët e Kosovës, aludon në ata që janë myslimanë, dhe arsyeton krimet e Milosheviqit, duke i etiketuar si njerëz me bisht, ndërsa hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi ata 1,900,000 qenë, ashtu sikur i quan edhe 280.000 myslimanët e Bosnjës të vrarë dhe të masakruar nga ushtria dhe policia jugosllave). Pse ka jetuar aq gjatë “krimi” medial dhe linqi publik i 1,900,000 shqiptarëve pa u zbërthyer deri në fund, kanë qenë edhe interpretimet shpeshherë të gabuara të heshtjes si akt “kombëtar”, ngase shumë persona drejtpërdrejt të implikuar vegjetojnë në komunitet si persona VIP. Inkriminimi i kaq shumë personave të rëndësishëm dhe afria e tyre me “krimin”- edhe fjala e thënë publike që shtreson urrejtjen fetare është krim, ka sjellur komunitetin para një krize morale, që po i hap dyert edhe kriminalizimit të vlerave fetare si formë speciale. Si mund të kuptohet ndryshe mesazhi që sjellë kob, t’u rjepet lëkura kosovarëve dhe boshnjakëve të cilët pësuan shumë rëndë nga lufta.
Tash po kuptohet më qartë mesazhi i viktimizimit, si e drejtë ekskluzive e ideologjisë assesi fetare edhe pse në sfond duket e tillë, por ajo është shumë përçarëse dhe pse u pranua aq lehtë ky konstatim,
duke e riformatizuar atë si një forcë të zbehtë zjarrëfiksish, apo thënë troç si një mbulesë për ndonjë atak edhe më të rëndë. Nuk është hera e parë në historinë e njerëzimit, kur bëhen gabime të rënda gjatë fazës së pari fyej e përqaj e pastaj ku me ditë ku do të përfundojë, ngase “militantët” fetarë mund të keqkuptojnë detyrat e reja dhe “meritat” e tyre fetare t’i personalizojnë duke i keqpërdorur lidhjet në komunitet.
Gabimet që kanë shoqëruar heshtjen, të një rivaliteti më shumë politik, të instrumentalizimit të fesë, po rikthehen tash në mënyrë shumë të egër në skenën publike të komunitetit. Konfrontimi i hapur i linjës së
ashpër, unë jam shqiptarë ndërsa ti je turk, apo… qenë, dhe duhet të të rjepet lëkura, nuk mund të mbulohet vazhdimisht me këtë refren. Nëse Gjon Kastrioti ka qenë herë musliman, herë katolik, e herë ortodoks
spjegon më së miri bashkjetesën e shqiptarëve, nëse mendoni se nuk është kështu shfletoni romanin Skënderbeu të Sabri Godos dhe do të bindeni. Konsolidimi i tillë fetar, ashtu i predikuar, edhe për shkak të mos prezencës së atyre të tjerëve në mbrëmjen e linqit publik, po krijon diskrepancën në mes të këtyre dy faktorëve të rëndësishëm njërit që po luan në kartën fetare të eliminimit publik masiv dhe palës tjetër
që duhet të pranoj të rjepet, edhe nëse është shprehur publikisht si dëshirë, me çka mund të më bindni se po të kishit armë të shkatërrimit masiv, apo fuqi ushtarake nuk do ta bëni këtë?
Unë kërkova ndihmë nga ju e ju më eliminuat edhe si shqiptar, për t’më quajtur “turk”, fundja unë nuk pash se më poshtëruat, por pashë se keni sharruar në lymin e urrejtjes, unë ua dhashë dorën të pastroheni nga e
liga e urrejtjes, ju mua më distancuat nga ju dhe burrërinë e matni me bole, edhe ujku vraponte pas boleve të dashit. Unë nuk do të pranoj asesi që urrejtja të institucionalizohet në komunitet, dhe pastaj heshtja të kuptohet si proces i rindërtimit të vlerave kinse kombëtare.
Por fatkeqësisht ndodhi më e keqja, një pjesë e personave agresiv me të kaluar të dyshimtë po përvidhen për të manipuluar me ndjenjat e besimtarëve, duke denoncuar të tjerët në baza raciale dhe fetare, harrojnë se ku gjenden, harrojnë se shkelin me të dy këmbët kushtetutën amerikane, harrojnë se ky shtet ka institucione shumë të fuqishme dhe vetëm një kërkesë për mbrojtje institucionale zgjidhë problemet. Unë do
të insistoj që çështjet kontesuese të zgjidhen me dialog, me butësi dhe kërkim faljesh, mos mendoni që kërcnimi sjell dobi, edhe ashtu nuk do ntë gjeni përkrahje te njerëzit e arsyeshëm, e me ta ia vlen të
bisedohet. Eshtë vepër e rëndë fyerja në baza raciale dhe fetare, edhe me ligjet vendore-amerikane, por edhe ato ndërkombëtare.
Më e keqja është se fshihet e vërteta dhe atë fshehje e bëjnë mediat në komunitet, ato duhet të jenë profesionale dhe në nivel të detyrës, jo t’i lehet hapësirë dezinformatave për hir të “mbrojtjes”-fshehjes të së
vërtetës, ju jeni të obliguar me ligj të thoni të vërtetën, vetëm ashtu kryeni misionin fisnik të informimit, me informim objektiv, të hapur dhe me kohë. Nëse i bishtnohet të vërtetës, ju shkelni ligjin dhe të drejtën për t’u informuar objektivisht.
Edhe ju aktivistë e intelektualë që keni heshtur tre vjet, nuk jeni të papërvojë, ju jeni ata që e keni për detyrë ta udhëheqni drejt komunitetin, jo t’i shiqoni çështjet shumë serioze nga prizmi i ngusht dhe të shtroni darka për të pasur benefite. Më e keqja e gjithë kësaj të keqeje është se ajo po shtrihet në shumë nivele, dhe si arsyetim bizar ka “patriotizmin”.