Agim Vuniqi: Nuk ka liri pa qytetar

 


Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. Zhak Zhak Ruso (1712-1778), mendimtar e shkrimtar i famshëm frëng

Logjika e ndërtuar me vite dhe morali falso socialist, është rrënjosur thellë në mentalitetin e kosovarit. Periudha post komuniste dërrmoi edhe shpirtin, meqë faza normale e transformimit shoqëror nga shoqëria klasore në shoqërinë moderne u shoqeërua me shumë defekte. Periudha e shoqrisë pa rregulla dhe ligj, ajo e okupimit klasik, shkatërrimit institucional, zbehu fatkeqësisht edhe civilizimin qytetar. Anarkia që krijoi pushteti serb, nuk ka të ndalur. Veprimet dhe papërgjegjësia e udhëheqësve grabitçarë molisi secilin, çdo gjë bazohej në ndihmën solidare të diasporës shqiptare, duke thelluar ndjenjën e varshmërisë dhe parazitllëkun institucional, në emër të atdhedashurisë.
Fondacionet e shumta të krijuara me etiketën e afarizmit patriotik, ngulfatën zhvillimin normal të shoqërisë, me shumë profiterë të luftës. Profiterët ishin të shumtë, dhe të zhanreve të ndryshme, ishin të ngjeshura radhët me këngëtarë të estradës, politikanë, njerëz të uniformuar me sjellje devijante që kishin veshur uniforma pa kërcitur asnjë plumb (as të evidentuar në listat e komandove ushtarake të UÇK-së), padrejtësisht njollosën luftën e drejtë vetëmbrojtëse të UÇK-së me vlerë historike. Ishte hera e parë në historinë kombëtare, që zhvillohej luftë e përgjithëshme antikoloniale, e udhëhequr nga një qendër e vetme, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Më heret të gjitha kryengritjet ishin krahinore, intelektualë krahinor, intelektualë, që po krijonin përçarje kombëtare nga qendra të ndryshme partiake, kishte edhe shumë devijime të tjera.
Mjerimi intelektual i shtresuar me vite, kishte krijuar jo qytetarin, njeriun pseudo democrat, që realizonte qëllimet përmes korrupcionit, të ndërtuar para luftës, si mënyrë e vetme e ekzistencës biologjike, të gjitha punët kryheshin me para kesh, edhe vrasja klasifikohej vetëmbrojtje me një duq marka, nga avokat të korruptuar qe kishin “të afërm” në gjykatat serbe. Të gjithë besuan dhe shpresuan se pas luftës do të vije liria, por liri nuk do të thotë të jesh i lirë, dhe pa institucione të pavarura nuk ka liri. Çuditërisht qendrat partiake krijuan celulat e korrupcionit të përgjithshëm shoqëror, asnjëherë nuk ndodhi që partite politike të lirohen nga keqëbërësitë e përfolur në mediumet vizuele dhe ato të shkruara, përkundrazi ata lëvdëroheshin, meqë ishin dobiprurës partiak.
Dhe kështu kosovarët fituan jo qytetarinë, dhe lansuan papërgjegjësinë, korrupsionin dhe hajninë, zyrtarisht. Ndërtimet pa leje, uzurpimet, shkallmimi institucional i gjykatave (jo mbrojtja institucionale e gjykatësve), mos trajnimi adekuat i policëve, mos gjeturia dhe mos diciplina alarmante, e pasqyruar jo rrallë nga “kllonimi” artificial i policit “rambo”, univerzitetet e krijuara private nga “furrtarët”, aty, studionin pa kurrëfarë kriteresh shkollore biznismenë, këngëtarë, matrapazë, hajna…, fitoheshin gradat shkencore dhe papaërfillshëm ndërohej jo qytetaria. Krijohej përshtypja se të gjithë po ndërtonin shtetin. Dhe pa asnjë kriter në ndihmesë thirrej historia, origjina, ..e.., kultura ku mbeti ajo? Pa ndonjë shkoqitje historike janë shembuj të ndryshëm që përcaktojnë zhvillimin, por edhe pasurinë, varëfërinë…
Ndryshimi ndërmjet vendeve të varfëra dhe të pasura nuk është vjetërsia e shtetit. Për shembull, India dhe Egjypti me moshë mbi 2000 vjeçare janë të varfëra, ndërsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150 vjetësh nuk ekzistonin.
“Ndryshimi midis vendeve të varfëra dhe të pasura nuk janë pasuritë e tyre natyrore. Japonia ka tokë të kufizuar, 80% malore dhe të pamjaftueshme për buqësi e blegtori, por është sot ekonomia e dytë botërore. Në Zvicër, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit më të mirat në botë, toka mbillet katër herë në vit, ndersa siguria, rregulli e puna e kanë bërë vendin më të sigurtë në botë. Sipërmarrësit nga vendet e pasura nuk dallohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt sipërmarrësve në vendet e varfëra. Raca apo ngyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, bile emigrantët të etiketuar përtacë në vendet e origjinës janë fuqi prodhuese në vendet Europiane apo Amerikë të Veriut. Atëhere cili është ndryshimi? Ndryshimi qëndron në mirësjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturimit shpirtëror. Duke shqyrtuar mënyrën e sjelljes së njerëzve në vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mëposhtme gjatë jetës së tyre:
Morali, si një parim themelor,
Ndershmëria,
Përgjegjësia,
Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave,
Respekti ndaj qytetarëve të tjerë,
Etja për punë,
Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat,
Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt,
Saktësia,
Në vendet e varfëra vetëm pak njerës i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfëra janë të tilla, sepse iu mungon mënyra e duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara” (fjala jone). E nese shqiptarët njihen nga civilizimi antik, bujaria, ndershëmria, besa, pse nuk u kultivuan dhe kultivohen këto vlera, bile pse nuk vihen në pah dhe të jenë prioritete, dhe kush i krijoi servilët, apo ata lindën të tillë.
A nuk duhet të rishikohen sjelljet tona para se ta thërrasim origjinën dhe historinë në ndihmë. Dhe fundja pse të lëvdohen ata udhëheqës ( me origjinë shqiptare) që u kanë shërbyer të tjerëve, dhe e kanë lënë qytetarinë dhe civilizimin shqiptar në këtë gjendje. Cilat janë pra vlerat tona origjinale: kemi sportistë kulmorë, kemi zejtarë të vyeshëm, kemi shkrimtarë të mirë, student të dalluar, mjekë të rrespektuar, gazetarë të vyeshëm, arsimtarë të përgjegjshëm, gjykatës të ndershëm, polic që nderojnë uniformën, ushtarë që i bëjnë nder vendit, me të tillët mund të lëvdërohemi, ata për çdo ditë i vejnë nga një gur shtetit të ardhshëm të Kosovës, jo sahan lëpirësitë dhe puthadorët.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …