Në programet më bashkëkohore dhe më të mira të historisë ka zënë vend Kosova, sipas programit te shkollave të mesme në Michigan. Programi për historinë është diçka plotësisht e re, të mësohet për Kosovën, por edhe përmes fotografive nxënësit do të njohtohen me uniformën e UÇK-së, dhe po të njëjtit nxënës do të vijojnë universitetet më në zë të Amerikës.
A ka diçka në veçanti që të lënë ndonjë mbresë gjate ketyre 6 muajve të qeverisjes Thaçi? Po! Festa e pavarësisë. Shumë fishekzare, tubim njerëzish dhe fytyra të gëzuara, për atë festat janë të veçanta. Gëzimi zgjati aq, deria sa nuk u ndal rryma. Prap riciklim i orarit dhe plane, jo i të ardhmes, por i shkurtimeve, dhe prap lexim shkronjash në abetare A, B, C… Me aq u përmbush premtimi për rrugën drejt të ardhmes, sukseset filluan të numrohen si kolosale, asfalti i ri simbolizonte mirëqenjen, qeveritarët vraponin pas prerjes së shiritave dhe lpatave, shtrimi i dy tre kilometrave rrugë ishin momente që duhet të shënoheshin, edhe paparacët kishin punë, vrapim pas ngjarjeve ekstra të rëndësishme, turma njerëzish, shumë VIP persona dhe lopatat…, ato ishin simbol i punës qeveritare. Nuk kishte gjë më të veçantë kur shiheshin qeveritarët sesa i merrnin këto punë po aq seriozisht sa edhe punëtorët e traseve të asfaltit, nuk di a kishin ndonjë interes të veçante që rrugicat lokale të bëhen vendpunishte, vërtet ishin bëbë një qendër e rëndësishme e “punës shkencore dhe teknikës” prej së cilës do të ndryshojë Kosova. Se ç’do të ndodhë pas acarit dimror dhe borës së lagshtë, mbetet të shihet, atëherë do t’ia mësojmë karakteristikat e asfaltit, deri atëherë qytetarë do të presin me buzëqeshje të ngrirë, ndërsa investitorët-MTT dhe kryerësit e punëve me xhepa të fryrë.
Rasti i veçantë i ngazëllimit ishte edhe kur zemrat e ambasadorëve të Kosovës rrehnin pa masë, nuk kishte ndonjë ceremoni e rastit, ashtu siç bëjnë studentët kur i gjuajnë kapelat në ajr, në ceremoninë e diplomimit të studentëve. E ç’të duhet eksperienca e punës, diplomacia është zeje e komunikimit ndërshtetëror, diplomat çfarëdo qofshin ato janë të mjaftueshme, të gjithë ambasadorët janë duke kryer stazhin e praktikantit, me rëndësi është që po trajnohen, dhe përvehtësimi i kësaj pune është kursi intenziv dy, tre javor.., si të mbahen lugët, pirunjët.., gjatë të ushqyerit, shumë shpejt do të fisnikrohen sjelljet. Puna ju qoftë e mbarë! Kujdes mos i përtypni kafshatët e mëdha se do t’ju fryhen faqet, ashtu si ato të mjeshtrit të kavallit, që gjatë ekzekutimit i rriten topthat në faqe të mbushura me ajr para zbrazjes dhe lrimit të zërit melodik.
Menduam se duhej bërë diçka simbolike për këta ambasadorë që po “diplomohen” shpejt. Besoj që për ta personalisht, dita kur do të veshin kostumin e ambasadorëve të parë të shtetit të Kosovës është dita me e bukur e jetës së tyre. Nuk e di si janë kah e provojnë atë ndjenjë? A është shënuar ai moment me intonimin e himnit kombëtar pa tekst, dhe ngritjen e flamurit me ngjyra të ndezura, a janë çu në këmbë në shenjë respekti? Me kohë veshi do të fitojë ndjenjën e muzikalitetit, ngase ende nuk po dallojmë himnin e ri nga himni zyrtar, apo ai i Kushtrimit Ai moment kur do të intonohet hymni kombëtar-kosovar, jo të këndohet, kur për të gjithë ambasadorët e emruar do të këmbehen kredencialet, kur të 10-ve, të gatshëm per t’u nderuar nuk do t’u levizë asnjë muskul në fytyrë, do të jetë ky padyshim moment solemn. Në mendje më shkon vetëm diçka: “Me këta ambasadorë, në dukje të pamotivuar, ne mund të bëjmë mrekullira”?!
Ne jemi padyshim gjenerata më fatlume e Kosovës, jo më e mira. Edhepse nuk kemi krijuar konturat e shtetit, jemi të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje me llupë të Bashkësisë ndërkombëtare, me të drejtë. Shumica nuk e kanë iden sa të gëzon ky fakt, por nxënësit në SHBA, viti i tretë i shkollave të mesme, do të mësojnë për shtetin e Kosovës dhe për luftën e UÇK-së, kjo është e mahnitëse, apo jo? Në programet më bashkëkohore dhe më të mira të historisë ka zënë vend Kosova sipas programit te shkollave të mesme në Michigan. Programi për historinë është diçka plotesisht e re, të mësohet për Kosovën, por edhe përmes fotografive nxënësit do të njohtohen me uniformën e UÇK-së, dhe po të njëjtit nxënës do të vijojnë universitetet më në zë të Amerikës. Gjithë pedagoget e shkollave të mesme të Michiganit do t’ua spjegojnë më për së afërmi për atë që ngjau në Kosovë. Ky shënim historik i rëndësishëm për shqiptarët dhe UÇK-në, tash e tutje do të jetë pjesë e pandarë e literaturës amerikane-botërore.