Tash për tash shqiptarët siç janë të shpërndarë nuk shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ua ofron demokracia perëndimore, ngase sa më e fuqishme që është mërgata shqiptare aq më i fuqishëm do të jetë vendi nga ata vijnë. Shumë organizata lobiste në Amerikë kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm për të lobuar në institucionet financiare, duke bërë marketing të pëlqyeshëm për turizmin, kulturën, ushqimin… Ka një gabim të madh në të kuptuarin e realitetit në “diasporë”, meqë qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe subjektet politike “diasporën” e kanë kuptuar si vend ku mund të grumbullohen eurot e dollarët pa asnjë kundërshpërblim, pra mërgata deri më tash realisht është shfrytëzuar, duke instrumentalizuar ndjenjat emocionale të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me shtetësi, jo nga vendi ku e kanë realisht origjinën.. Organizimi më i mire i “diasporës” do të sillte mirëqenie, nuk është kohë e shitjes së patriotizmit me fjalë por e veprimit konkret. Krijimi i zyrave të biznesmenëve, jo vetëm vendet e tubimit vend e pa vend, do të ishin vende adekuate ku do të adresoheshin të gjitha problemet, në mungesë të mjeteve buxhetore do të shërbenin këshillat e kohë pas kohëshme të biznesmenëve, dhe njerëzve të njohur në publik të japin kontribut në harmoni me ligjet pozitive të shtetit ku janë të locuar qytetarët me origjinë shqiptare. Kështu pra realisht do të ndikohej fuqishëm në lobimin për nënshkrimin e ujdive, marrëveshjeve dhe kontratave të mëdha në biznes, duke shfrytëzuar përparësitë që ofron integrimi institucional për një prani më të madhe të shqiptarëve të cilët i kanë ndarë padrejtësisht në Ballkan, por jo edhe në Perëndim, dhe jo në Amerikë. Duke komunikuar do të njihen më shumë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë, e gjetiu nëpër botë.
Gjakmarrja është kobi i shqiptarëve…
A është Kanuni i Lekë Dukagjinit libër fetar ? Si ndodhi që një liber me vlera arkivore është devalvuar aq shumë, deri aty saqë po i shërben së keqes. Gjakmarrja është kobi i shqiptarëve, dhe a janë shqiptarët duke jetuar me ligjet e mesjetës, tash kur duhet promovuar shteti… Kohët e fundit janë shpeshtuar kërkesat për azil në shtetet perëndimore duke u proklamuar rreziku per gjakmarrje dhe ngujimi i familjeve të shumta shqiptare, kjo është njolla më e keqe që po e bartin shumë shqiptarë “incognito” në zyret dhe gjykatat per emigracion. Diaspora shqiptare është në gjum, më tepër është e koncentruar në promovimin e “vlerave” e më pak është e angazhuar në zbutjen e fenomenit “gjakëmarrje”, që dalëngadal po shnëdrrohet si “vlerë tradicionale kombëtare” . Qendrat fetare janë të angazhuara më tepër në ftofjen e marrëdhënieve të brendshme dhe promovimin e freskave, apo kultivimin e kulturës orientale sesa në edukimin shpirtëror të shqiptarëve për të zbutur raportet ndërnjerëzore, ndër vëllazërore, apo ato shërbejnë vetëm për të “gjobitur” anëtarët për të konkretizuar jetën në amshim në kohën e materializmit klasik. Predikimet për një jetë përrallore në botën tjetër e gjenë te një injorancë te pashembëllt, kanë përfshirë faqet e internetit, ndërsa “Burdushi” i cili lufton “magjitë” e “sehiret” është shndërruar në megahit të televizioneve, njejtë si Burdushi një kohë figuronte në top listë ai farë injoranti “Carleone” i Gjilanit i cili vizitonte diskotekat si një artist “holivudian”, per pikëpamjet e “llum proletariatit” E politi-lucët që bejne politikë restoranesh, e fotografi “hajde moj Selvie” janë bërë gazi i dynjasë dhe promovuesit më të këqinjë të folk muzikës “tallava” romo-sllave te stilit Esma Rexhepova.
Qytetarët nuk mund të joshen vetem me jetën e embël në parajsë
Cili është funksioni i xhamive, i kishave nëse nuk është ndergjegjesimi dhe ofrimi i ndihmes per qytetarët. Qytetarët nuk mund të joshen vetem me jetën e embël në parajsë, por me mirëqenien dhe jetën e përditshme ekzistenciale. Dmth., në Kosovë përveq shtetit kanë dështuar edhe institucionet fetare, edhe shoqëria civile, çdo gjë është imitim, nuk ka ide, nuk ka projekte menaxheriale për sanimin e gjendjes, ku do të ndaheshin detyrat e perbashketa. As pozita as opozita nuk mund të sillet aq rehatshëm duke goditur njëra tjetrën për një copë pushtet, pa dhënë ide për tejkalimin e gjendjes…
Dëmi nuk do të sanohet pa i gjykuar dhe dënuar keqbërsit, ndryshe nuk bënë! Ja psh., buxheti i Izraelit krijohet nga diaspora, ka ndodhur edhe atëherë kur u ndaluan fluturimet në Tel Aviv, shumë zyrtarë më origjinë hebreje fluturuan atje dukë marrë rrezikun mbi vete, ky është nacionalizmi dhe idealizmi i tyrë, ajo ka domethënien e patriotizmit shtetërorë, sa janë të gatshëm lidërët e shqiptarë të bëjnë sakrifica, kur ata vodhën dhe plaçkitën popullin. Çështja është o e duam shtetin, o se duam, dhe pa u larguar kjo kastë e hajnave vendorë, nuk do të ketë zhvillim dhe shteti do të lëkundet…
Opozita ka dhene sqarime te mjaftueshme se bisedimet janë të pakuptimta me një shtet i cili kishte shef të Ushtrisë një kriminel, Dikoviqin (Lubisha Dikoviq ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë (prej 12 dhjetorit 2011 deri më 14 shtator 2018. Ai para kësaj ishte komandant suprem i shtetit Serb) është ofendimi më i madhë i mundshëm që mund t’i bëhet shqiptarëve. Paramendoni se këtë ta bënte Jordani me ISIS-në, që ia djegu për së gjalli një pilot, apo franqezët që iu vranë satiristët e gazetës “Charle Hebdo”, dhe ua vrane 130 qytetare te pafajshem ne nje eveniment te rockut, kjo mund të ndodhë vetëm me shqiptarët, të cilët nuk kanë kujtesë historike, ashtu si truri i peshkut. Bisedimet duhet të kushtëzohen patjeter, sidomos kur janë hapur tema të ndieshme si Zajednica dhe demarkacioni, por edhe rikolonizimi, në anën tjetër qeveria e Kosovës deri vonë nuk ndërrmerte kurrëfarë masash adekuate per të rishqyrtuar vendimet e saj pas akuzave te egra te diplomacise serbe gjate fushates per pranim ne UNESCO, pastaj në Interpol, duke bërë fushatë të egër kundër qeverisë së Kosoves dhe shtetit të Kosovës. Deri sot nuk degjuam asnje fjale se u bene pishman, ndersa kerkim falja as qe është ne agjenden e pionereve te çetnikizmit serb.