Sinjalet që vijnë nga Prishtina për gatishmëri të bisedimeve të mëtejme Kosovë-Serbi janë jo vetëm frustruese për të gjithe shqiptarët në botë, por janë shenjë i një mosnjohjeje elementare të politikës, por edhe të diplomacisë. Si mund të ketë bisedime teknike kur më heret u nënshkruajtën disa marrëveshje me Beogradin nga ana e UNMIKU-t dhe EULEX-it e për të cilat asnjëherë nuk u informua pala shqiptare e as
parlamenti? Konkluzion i këtij angazhimi eshtë që marrëveshjet e deritanishme të sforcohen me dhënien e pëlqimit edhe të shqiptarëve (lidhje e lakut rreth qafe), ngase edhe çfarëdo bisede (ta quajme teknike) parafrazon edhe çështjen e statusit te Kosoves dhe “Autonominë substancionale”(?). Pa njohje reciproke të statusit të Kosovës, të brendshëm e të jashtëm, por edhe publik nga ana e EULEX-it, nuk mund të
kishte “bisedime për çështje teknike”, ngase pala shqiptare kështu nuk
është e gatshme të jep garancione për kurrëfarë bisedimesh, e drejtë e
rezervuar deri më tash për përfaqësuesin evropian në relacionet
Serbi-Kosovë, duke përfshirë edhe vizitat e funksionarëve serbë, fundja
asnjëri nga liderët shqiptarë nuk e ka ketë të drëjtë, meqë vota e dhënë
ishte votë e sovranitetit shtetërorë..
Pluhuri i ngritur rreth preambulës kushtetuese serbe, thuase u harrua,
qeveria pranojë bisedimet me Beogradin (duke “pranuar” kështu
sovranitetin serb mbi Kosovën). Nuk ka zgjidhje tjetërfare për Kosovën,
kjo është shumë irituese, por edhe politikë kapitulante poqëse vazhdohet
me bisedime të tilla, ngase kjo e drejtë ishte e rezervuar për
UNMIK-un, pastaj EULEX-in, BE-5, pse pra shqiptarët të involvohen në
lojëra të tilla ?. Janë këto përpjekje për zhvendosje të institucioneve
sipas dëshirës së estabilishmentit nderkombëtar, duke mos respektuar
fare normat demokratike, duke anashkaluar stabilizimin dhe forcimin e
institucioneve demokratike të mbështëtura nga elektorati dhe populli.
Për të fshehur mosefikasitetin politik duke treguar edhe mosnjohje të
sistemit politik, qeveria e Kosovës demonstron arrogancën politike
kunder interesave jetike të shqiptarëve. Në këtë mënyrë bëhet edhe
manipulimi me votën e elektoratit meqë për qëllime të caktuara
politike-individuale pretendohet që të bëhet personalizimi dhe
privativizimi i institucioneve, duke mos e bërë as më të voglën
përpjekje për vendosjen e institucioneve në baza konstitucionale. Janë
pra brëngosëse faktet se si interesat e përgjymësuara dhe parciale
partiake janë mbi ato shtëtërore, kjo ngase klasa politike nuk është e
pavarur në gjykimet politike…!? Gadualisht po tregohen “rezultatet”
konkrete të “një asme” të vazhdueshme “kronike” që po shkakton ngulfatje
kolektive. Që dhimbja të jëtë me e madhe me shenja të “varrjesë
kolektive”, është fakti se politika zyrtare e Prishtinës po tregon një
mospërfillje të skajshme të interesave nacionale të shqiptarëve, duke ua
vu lakun atyre me takimet “e guximshme” me palën serbe. Korniza
Kushtetuese-Pakoja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, preambulla e
Kushtetutës serbe, dhe pranimi për bisedime i lidershipit shqiptar është
jo vetëm zhgënjyes, por në parim eshtë koncept kapitulues (u dashtë
disa vite të luftës që problemi i Kosovës të ndërkombëtarizohet, gjatë
të cilit proces diplomacia amerikane u involvua drejtpërdrëjtë duke u
angazhuar ushtarakisht së bashku me britanezë, duke anashkaluar
burokracinë e KB-se me angazhim e fluturakeve të NATO-s kunder regjimit
fashist të Serbisë, duke ngritur ndërkombëtarizimin e problemit të
Kosovës në shkallën më të lartë). Pas kaqë vitesh të një politike
dështake u dashtë që pala shqiptare të harrojë angazhimin amerikan në
Ballkan, duke goditur veten dhe duke i vënë në lëkundje interesat
nacopnale të saj. Do të ishte shumë më e pëlqyeshme që qeveria dhe
parlamenti i Kosovës të ofronin zgjidhje të brendshme brenda koalicionit
shumië-pakicë me minoritarë e jo të koketohet me qeverinë e Beogradit
për “biseda teknike”, edhe pse faktikisht në këtë fazë çdo bisedë me
palën serbe (bisedimet teknike zhvillohen vetëm në bazën e pranimit
reciprok ndershtëtërorë) dhe çdo takim eventual do të nënkuptonte edhe
pranimin e sovranitetit serb në një pjesë të Kosovës veriore, apo të
serbizimit të Kosovës ashtu siç ishte në prëmabullen e Kushtetutës së
Unionit Serbi-Mal i Zi (të cilin pala shqiptare në Mal të Zi e refuzoi
bindshëm dhe nuk e pranoi), më vonë pas pavarësimit të Malit të Zi vetëm
të Serbisë. Skepticizmi nuk është i pavëmendshëm ngase shqiptarët në
përgjithësi kanë një përvojë të hidhur me përfaqësuesit e popullit, kjo
ngase në të kaluarën “përfaqësuesit” ishin të pautoritetshëm në rrethin
ku jetonin, ata ishin vetëm një mekanizëm institucional për ta zgjatur
kolonizimin në Kosovë, në të vërtetë shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk
kanë qeverisur me veten, ata kanë zbatuar urdhërat e të tjërëve, ngaqë
kjo ishtë edhe gjëja më e lehtë për pushtetarët. Kuvendarët komunist të
Kosovës në Kuvendin e njohur si Kuvendi i Prizrenit e shitën Kosovën dhe
ia bashkangjitën Serbisë, Kuvendarët e Kosovës e shitën edhe një herë
Kosoven dhe me votën e tyrë (kundër votuan dhjetë, ndërsa të tjërët
heshtazi pranuan pushtimin) dhanë bekimin që të shkelet me tanksa toka
shqiptare (edhe pse të gjithe qytetarët e Kosoves, pa përjashtim ndër ta
edhe shumë minoritarë kundërshtuan ndryshimin e amandamenteve në
Kushtetutën federale dhe atë të KSAK). Gjërat kanë ndryshuar për të mirë
por a do të jetë e mundur që ky parlament në këtë përbërje politike të
ndryshojë rrjedhën e historisë, sidomos paralajmërimet për hapjen e
“bisedimeve teknike” për të cilat…, kush i ka kompetencat, dhe kush do
të qëndron pas nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe (cilat
çështje janë paraparë gjatë bisedimeve eventuale), gjithashtu edhe
problemi elektroenergjetik është i hapur… Eshtë kjo pra një lojë mbi
të ardhmen e Kosovës, për pasojat e mundshme barrën e përgjegjësisë do
ta bartin parlamentarët por edhe cilido nga bashkëbiseduesit e mundshëm
shqiptarë.