AGIM VUNIQI: PARODIA E DICK-UT

Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia.Si duket Serbia, e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit tëKosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dik Marty-t, për tëzhvendosur lajmet e mira për zgjedhje të qeta, që vinin nga Kosova, dhepër një pjesëmarrje të konsiderueshme të serbëve në to. A është kyskenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për tëshfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshmenë Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin einstitucioneve të qëndrueshme shtetërore është vetëm dëshirë, a nukishte kështu paralajmërimi i bujshëm për formimin e Agjencisë sëInteligjencës, e cila as që përmendet në krahasim me SHIK-un eparaluftës, që e tregonte fuqinë vepruese përmes Kadri Veselit, i cilimundohej ta bindte opinionin se ka “blerë” informacione shumë tërëndësishme nga DB-ja serbe, bile ai së paku duhet ta dinte sa e karrjetin e fuqishëm të informatorëve në Kosovë, Serbia, duke realizuarkëmbimin e informatave edhe përmes bizneseve profitabile meshqiptaro-kosovarët me kollare. >>>   Duhet pranuar që ky montim i përrallësballkanike, nga gazetarët aventurierë është shumë i dëmshëm për Kosovën,edhe për faktin se legjenda për Drakullën nga Transilvania po tentohettë bartet në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u lansua në “TheGuardian” po merr premisa trishtuese, ngase si lajm sensacional pobartet në tërë shtypin botëror, dhe është shumë vështirë të demantohetme një reagim qeveritar. Lexuesi i painformuar mund edhe t’u besojëshkarravinave gazetareske, por ai kur lidhet me një gjykim të paqartë qëpo mbahet në Prishtinë kundër një klinike profesionalisht shumëprestigjioze “Medicus” po bënë edhe shtrembërimin e fakteve dhe të mititTranslevinian, duke i dhënë nuancë shqiptare. Vetë fakti që shqiptarët uçliruan nga dogma komuniste, dhe tash e tutje do të udhëtojnë pa viza,apo lajmi për zgjedhjet e matura dhe të ekuilibruara në Kosovë, edhe pseme vërejtje të qarta për shkelje në dy-tre komuna, si duket kashqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët e paguar për të krijuarskandale. Nuk është e rastësishme edhe vendi nga lansohen shigjetat,ngase Zvicra ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërshtetërore me ishJugosllavinë (Serbinë), qysh nga marrëveshja e hershme për shkëmbimkuadrosh nga koha e Nikolla Pashiqit, për nder të cilit më 1939 ështëvendosur pllaka përkujtimore në Zurich, duke mos harruar pa përmenduredhe skandalin me sigurime shëndetësore-faturat e fryra të shkaktuar ngamjeku serb Dr. Rajko Medenica, që pat futur dy vendet mike dukshëm nëftohjen e marrëdhënieve të atëhershme ndërshtetërore në mes të Beograditdhe të Bernit zyrtar, kur pala ish jugosllave kërkonte ekstradimin e Medenicës në Beograd. Medoemos duhet përmendur edhe faktin se diasporaserbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshmekundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, efinancuar me miliona franga zvicerane, por edhe në regrutimin e kuadrovezvicerane me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave tëmëhershme liberale të shtetit zviceran, tash shumë më radikale. Nuk mundtë hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy ngaevidencat e shumta të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët kanë mundur tëimplikohen pa vetëdije në rrjetën e merimangës, duke krijuar ngjarjeimagjinatave për të rregulluar statusin për qëndrim në Zvicër, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avokatëvevendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetërduhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovar kanëhyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdijeSerbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar sanksioneve ekonomike, muatëherë kanë lindur shumë avio-kompani kosovare me mentorë serb, edheJAT-i përfitonte nga “milingonat” shqiptare. Nuk ishin të rastësishme astakimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb… Akujtoni se institucionet Zvicerane kanë ndenjur duarkryq dhe nuk kanë përcjellë aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të “majme” përaktivitetin politiko-patriotik, të qeveritarëve të sotëm, azilkërkues tëderidjeshëm në Zvicër. Aty u zhvilluan të gjitha grupimet politike, utubuan shumë mjete financiare në fondet “humanitare” popullore. Përveçkontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuarshtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjeruar as rrjeti inarko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë tëkëqijave dhe të mirave tjera që bart çdo “emigrant “azilkërkues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet qëjanë përcjellë përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarë nga ish-Jugosllavia, i cili shtet u shkatërrua përnjëherë nga zullumi,hilet, dhe politika shfarosëse e “gospodarëve” të krimit, të njohur përveprimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që ngaformimi i “Dorës së zezë”, e cila sfidoj sigurinë botërore, dukeshkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbiperandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin. Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të DickMarty-t, aq më tepër kur ai mundohet që “të vërtetën” e tij t’ua shesevropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se “një rrjet i krimittë organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirëedhe trafikimin e organeve të brendshme, ishte i kontrolluar nga “grupi iDrenicës.” Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilesshqiptare të Kosovës, ishte lakuar edhe këshilltari për mjekësi ikryeministrit në largim, Shaip Muja si anëtar i grupit. Muja i kishtemohuar akuzat. Raporti përshkruan se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësiguerile në një grup të “sipërmarrësve penal” të përfshirë në ndalime tëpaligjshme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz tëtjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhekundërshtarët politikë në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypinditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtintregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmendur tërakëto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuaropinionit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendërtë Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm nërelacionin Beograd – Prishtinë (!?), një figurë e “rëndësishme” eSHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin aktorë të njëmendë të tij, nukdihet struktura organizative, zyrtarët, financimi… e shumë gjëra tëtjera të cila u “ruajtën” me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiqme aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, etash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq. Autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me hetimet eBE-së për krimet e luftës dhe abuzime të tjera të cilat dyshohet se uzhvilluan në Shqipëri, ngase Shqipëria nuk ishte pjesë e konfliktit, psepra pretendohej që ajo të implikohet qëllimisht (të përmendet) në njëluftë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilitarëve serb kundër civilëveshqiptarë dhe mbrojtësve të pragut të derës, që me një emërues të tillëtë përbashkët i quante luftëtarët e lirisë, shtypi amerikan. Përpjekjapër të lidhur rastin në adresë të rastit të fundit duke kryertransplantim “të paligjshëm” (ende nuk ka vendosur gjyqi në ligjshmërinë-paligjshmërinë e tij) në klinikën “Medicus” në Prishtinënuk është një episod i izoluar, por i qëllimshëm. Raportuesi përpiqet qëpërmes klinikës të paragjykoj dhe të ndërtojë aktakuzën kundërudhëheqësve të caktuar të UÇK-së, duke pretenduar të hedhë topin nëngjarjet e mëhershme, për të treguar se koha e trafikimit ka ekzistuaredhe më herët, para rastit të “Medicusit”. Krejt ky ishte një skenar ipërgatitur dhe menduar mirë që kishte si qëllim njollosjen e udhëheqësvetë UÇK-së, në të cilët kishte besim të pakontestuar populli, më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …