Serbët nuk po pranojnë asnjë zgjidhje të shekulli XXI, këtë koncept kozmopolit të palës shqiptare, ata po betonojnë gjithnjë e më shumë kërkesa të reja, derisa të arrijnë maksimumin e mundshëm nga këto bisedime, ku do të kap shkuja nga të gjitha anët, pavarësi me “promajë”. Fatmirësisht kështu nuk mendon “Vetëvendosja”, e cila e sheh vetëm një zgjidhje, sovranitetin e popullit (qytetarëve) dhe vetëvendosjen e popullit (qytetarëve). Për opcionet e mundshme duhet të vendosin qytetarët me referendum, kjo do të ishte njëra nga zgjidhjet, edhe pse mbetet vetëm një shprehje e dëshirës në formë të shkruar, derisa zgjedhjet po shihet se sa janë të ethshme dhe me sa epsh u qasen kandidatët, të cilët as që e dinë për çka po garojnë, vetëm emrin le ta ketë pushtet.
Kosova me flamur (nuk dihet ende çfarë do të jetë i çepur, nuk dihet as larmania shumëngjyrëshe) me hymn ( tash për tash nuk ka ndonjë ide, përveq “Kushtrimit”, që e pat lansuar i ndjeri Dr. Rugova) dhe kushtetutën (do të hartohet edhe një tjetër e arnuar, mirë po…qytetarët janë deklaruar për pavarësi, pse pra ka dyshime, ende!) dhe themi ja kjo është pavarësia, kështu shprehen shpreheshin përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtiari, të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, do të presim deri kur më(?) edhe shumë sihariqe të reja, por jo ato për të cilat paguhen deputetët dhe pë të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e kaluara. Askush nuk konteston faktin se Kosova do të ndahet ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që mos të dëgjohen zërat tjerë që mendojnë ndryshe dhe ata të konsiderohen si “anmiqë të brendshëm”, dhe mu tash të
mbahet e ngujuar opozits, dhe fundja pse nuk debatohet në këtë fushatë bisedimesh sekretevpër referendumin, dhe për vetëvendosjen, ato duhet të jenë tema të hapura, apo jo? Duhet të shprehen haptas pozita dhe opozita për këto tema të nxehta, nuk duhet të lejohet edhe më që shoqëria kosovare të jetë “hermetikisht” e mbyllur, ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t’u jepet hapësië mediale edhe atyre që janë kundër manipulimeve dhe mashtrimeve të reja, pra duhet të dëgjohen argumentet tjera. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vën debatuesve shenjat dalluese “na dhe ata” (secila parti që garon veç e veç). Një kohë debatuesit ndaheshin në “majtist” e “djathtist, por edhe të “qendrës””. Retorika ndryshoi shpejt, u hoçën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe atëherë ndodhi që “demokratët” e PDK-së sulmojnë të tjerët, e paspjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri këta “pëllumba të bardhë të paqes” të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?. Asnjëri atëherë nuk parapëlqen që teatri të shndërrohet në arenë gladiatorësh. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e kaq shumë dokumenteve, dhe pyetja “jeni me ne apo me ata” pengon debatin, dhe ndonjë fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit, më heret, ua ngriste temperaturën debatueseve, duke pretenduar t’i shohin ata se si dridhen nga ethet “demokratike”. Tash që po e
“shartojnë” edhe dokumentin Aahtisari, nuk lodhemi aq shumë, ngase në axhendë janë imponuar e lansuar edhe zgjedhjet si zgjidhje, si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen liderët haptas për këto rrjedha, jo për ndërtesa të bukura. Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë këto bisedime, nuk kupton njeriu kush me kend, varen nga “rrobaqepësitë” e hartës së Kosovës, presidenti, delegacioni “shtetërorë”, apo vet Serbia. Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit “profetik” që nuk kishte të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte pavarësia, e cila tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis me Serbinë, nuk do të ketë bisedime et., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç’është marrëveshja dhe ç’është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dhe në atë kohë ishte hymni “hej slloveni” që e dëgjonim në spektaklet sportive ndërkombëtare, të cilin asnjëherë nuk e kënduan shqiptarët, shqip. Dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë.
Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm që mbronin tezën se amandamentet duhet të ndryshohen, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata janë edhe deputet, apo njerëz më ndikim, e njerëzitë që u rrahën, u burgosën e u vranë..!. Dhe të gjithë ata që kuptuan se ndryshimi i amandamenteve ishte rikolonizim i Kosovës, u përbuzën. Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë-tash vetëm serbëve. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të këthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t’i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e komunave serbe – tash komuna me autorizime të veçanta.
Si do të vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, pa kryetar komunash dhe a do të bisedohet cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe komunat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po…, kisha serbe që ka fituar atribute të pushttit, të drejtën e qevrisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet të kuptojnë edhe këta kandidatë që garojnë për poste, por edhe kujdestarët e pavarësisë që nuk ka emër, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin. Mirë pra nëse zyrtarizohet “korigjimi” që i mungon vetëm emri, çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, kur të harrohet një e re e kujt do të jetë Kosova, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë dal nga dal nga bisedimet po akceptohet si pjesë e marrëveshjes por edhe po precizohet saktësisht kombi shtetëformues serb, jo vetëm duke duke zyrtarizuar gjuhën. Serbët nuk po pranojnë asnjë zgjidhje të shekulli XXI, këtë koncept kozmopolit, ata po betonojnë gjithnjë e më shumë autonominë, derisa të arrijnë maksimumin e mundshëm nga këto bisedime, ku do të kap shkuja nga të gjitha anët, pavarësi me “promajë”. Fatmirësisht kështu nuk mendon “Vetëvendosja”, e cila e sheh vetëm një zgjidhje, sovranitetin e popullit (qytetarëve) dhe vetëvendosjen e popullit (qytetarëve). Për të gjitha opcionet duhet të vendosin qytetarët me referendum, ngase nëse ndodhin korigjimet arnohet edhe Kushtetuta, do të ishte njëra nga zgjidhjet, edhe pse mbetet vetëm një shprehje e dëshirës në formë të shkruar, derisa zgjedhjet po shihet se sa janë të paevitueshme, janë të etshme dhe me sa epsh u qasen kandidatët e rinjë, të cilët as që e dijnë për çka po garojnë, vetëm emrin le ta ket pushtet.